Shekerinska: Administrata amerikane dëshiron sa më shpejtë ta shohë RMV-në në procesin negociues me BE-në

Vendi i Ballkanit Perëndimor është në BE dhe administrata e re amerikane dëshiron që sa më shpejtë ta shohë Maqedoninë e Veriut në procesin negociator në Union. Ky është konkluzioni nga mbledhja e ministres Radmilla Shekerinska në Stejt Departamentin dhe në Pentagom me deputetin e ri amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar, kumtoi Ministria e Mbrojtjes, njofton Portalb.mk.

“Ministrja në Stejt Departamentin Amerikan ka pasur takim edhe me kryetarin e Byrosë për Çështje Politike dhe të Mbrojtjes, Timoti Alan Bejts, në të cilin është riafirmuar pozita amerikane për rajon stabil dhe perspektiv dhe zgjidhje të çështjeve që e pengojnë paqen dhe stabilitetin. Ministrja Shekerinska theksoi se shteti ynë si vend anëtar i NATO-s e pranon përgjegjësinë që të kontribuojë në sigurinë e Ballkanit dhe do të marrë pjesë në më shumë iniciativa rajonale si dhe në misionin e KFOR-it në Kosovë”, thuhet në kumtesë.

Në Pentagon, Shekerinska ka diskutuar me Hajdi Grant, drejtorin e Agjencisë për Siguri – Bashkëpunim në Mbrojtje. Në takim është diskutuar për projektet vijuese për modernizimin e Armatës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button