RMV, pasi uzurpoi tokën shtetërore duke ndërtuar objekt pa leje, policia paraqiti kallëzim penal ndaj 59 vjeçarit

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj 59 vjeçarit nga Dibra, nën dyshimet për uzurpimin të tokës shtetërore dhe ndërtime gjatë muajit qershor të këtij viti,  duke shkaktuar edhe dëmtim të buxhetit të shtetit, transmeton Portalb.mk.

“Policia ka paraqitur kallëzim penal ndaj 59 vjeçarit M.B. nga Dibra, për shkak ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale uzurpim të tokës dhe ndërtime pa leje”, sqarojnë nga Policia.

Raportohet që ndërtimet janë realizuar në bregun e Liqenit të Dibrës gjatë muajit qershor të këtij viti, ndërsa punimet e tilla pa leje në tokë shtetërore, vlerësohet se e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë prej 142 560 denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button