Rashkovski ka leje nga gjykata që në kohë të caktuar të përdorë shërbime shëndetësore, sqarojnë nga MPB-ja

Ish Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë Dragi Rashkovski, i cili është në arrest shtëpiak si i dyshuar në një hetim për prokurim të softuerit, paska leje nga gjykata për t’u larguar nga shtëpia e tij për shërbime shëndetësore, thonë nga MPB.

Në rrjetet sociale, si dhe në disa media, u postua një fotografi ku shihet Rashkovski duke ecur në rrugë në lagjen e Shkupit, Aerodromi, edhe pse ai duhet të jetë në arrest shtëpie.

“D.R. ka leje nga Gjykata Penale Themelore Shkupi 1 e cila, për shkak të nevojave shëndetësore, i lejon atij të largohet nga shtëpia për të shkuar në periudhë të saktë të ditës për të pranuar shërbim shëndetësor. Leja është për ditë saktësisht të caktuar. Në periudhën tjetër të ditës (përveç periudhës prej disa orësh, e cila lejohet nga gjykata) D.R. e respekton masën. Konkretisht, sot janë bërë dy kontrolle nga zyrtarët policorë të SPB Shkup dhe D.R. e ka respektuar masën e shqiptuar ndaj tij”, thonë nga Ministria e Brendshme në përgjigjen për “360 gradë“.

Rashkovski është në arrest shtëpiak si i dyshuar në një hetim për prokurim të softuerit derisa ishte sekretar i përgjithshëm. Ai ishte në këtë pozicion në periudhën nga viti 2017 deri në vitin 2020.

Në fillim të marsit të këtij viti, “360 gradë” publikoi një storje se Dragi Rashkovski, si Sekretar i Përgjithshëm, kishte blerë softuer për ndëshkimin automatik të shkeljeve të trafikut që askush nuk e kishte kërkuar as që dikush e përdori. Nga MPB, si institucioni i vetëm që mund të ndëshkojë në komunikacion, ishin të prerë se ata nuk kishin kërkuar nga Rashkovskit një gjë të tillë, as nuk kanë ndërmend ta përdorin atë që e kishte blerë ai.

Hulumtimet shtesë gazetareske në “360 gradë” treguan se softueri i blerë për rreth 81.000 euro, në fakt, është shumë i ngjashëm me një patentë që Dragi Rashkovski e kishte regjistruar si novator në Zyrën Shtetërore të Pronësisë Industriale. Për më tepër, zbuluam se softueri ishte paguar pak para zgjedhjeve të 15 korrikut para se të testohej, edhe pse sipas dokumentacionit të tenderit duhet të kishte qenë e kundërta – së pari test i suksesshëm, pastaj pagesa.

Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit reagoi ndaj hetimeve gazetareske, duke hapur një procedurë para hetimore më 18 mars. Pas një muaji të procedurës para-hetimore, Rashkovski u arrestua më 16 prill dhe Prokuroria hapi hetim kundër tij. Prokuroria kërkoi paraburgim, por Rashkovskit fillimisht iu caktua arrest shtëpiak nga Gjykata Penale e Shkupit. Vetëm në shkallën e dytë u aprovua kërkesa e Prokurorisë Publike për ndjekjen e krimit të organizuar që Rashkovski të mbrohej nga Shutka, për shkak të rrezikut të ndikimit mbi dëshmitarët.

Pas gati një muaji në paraburgim, Prokuroria e udhëhequr nga Vilma Ruskovska hapi një hetim tjetër kundër Dragi Rashkovskit. Në komunikatë për publikun, ata thanë se ishte edhe një tender tjetër derisa ai kishte qenë sekretar i përgjithshëm, por nuk ofruan shumë detaje. Pas “thërrimeve” të komunikatës, “360 gradë” zbuloi se bëhet fjalë për prokurim publik të “sistemit të identifikimit biometrik” me para të shtetit në vitin 2019. Ashtu si në rastin e parë, askush nuk e kishte kërkuar këtë sistem nga Rashkovski, askush nuk e përdor atë, as nuk e di se ku është. Dhe përsëri, atë që Rashkovski bleu si Sekretar i Përgjithshëm në vitin 2019 ai e kishte patentuar tashmë si një shpikje, këtë herë në 2013.

Sidoqoftë, prokuroria nuk u ndal këtu, por e bëri Rashkovskin të dyshuar për një abuzim tjetër – se i kishte paguar shumë mujore prej 80.000 denarë të paktën një profesionisti të pavarur, i cili pastaj ka qenë i detyruar t’ia kthente një pjesë të asaj shume.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button