Paraburgim 30 ditë për dy afganët në lidhje me një vjedhje në Kumanovë

Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë ka sqaruar që ka filluar hetimet ndaj dy afganëve në lidhje me një vjedhje, ndërkohë ndaj tyre Gjykata me propozim të Prokurorisë, ka caktuar masë paraburgimi prej 30 ditëve, transmeton Portalb.mk.

“Prokuroria Themelore Publike në Kumanove ka paraqitur procedurë për dy afganë, të moshës 31 dhe 25 vjeç, për shkak dyshimeve për kryerjen e veprës penale-Vjedhje në bazë të nenit 237, neni 1 nga Kodi Pena”, deklarojnë nga Prokuroria.

Raportohet që të hënën në fshatin Tabanoc, ata me forcë ndalën një shtetas të Indisë, duke e sulmuar, ndërkohë i kërkonin para. Përkundër se morën 440 euro nga viktima, ata përmes kërcënimeve kanë kërkuar nga ai që të kërkojë nga vëllai i tij të dërgojnë përmes MoneyGram një shumë prej 2300 euro, nëse dëshiron të jetë i lirë.

Policia e Maqedonisë së Veriut në lidhje me këtë ngjarje, ka arrestuar 31 vjeçarin A.S. dhe 25 vjeçarin D.M. për shkak sulmit ndaj 28 vjeçarit G.S.G. nga India.

“Ishte konfirmuar se të tre personat kanë hyrë ilegalisht nga Republika e Greqisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kishin për qëllim që përmes Republikës së Serbisë të kalojnë në Bashkimin Evropian”, raportojnë nga Policia.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button