Revista “Time” e publikoi listën e 100 njerëzve më me ndikim për vitin 2021

Liderë politikë, artistë, sportistë dhe novatorët edhe këtë vit u gjendën në listën e 100 njerëzve më me ndikim të publikuar nga revista amerikane “Time”, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

Në këtë listë, si “ikona” dominojnë nga Princi Hari dhe gruaja e tij Megan, Dukesha e Saseksit. Vitin e kaluar ata ishin pjesë e një interviste revolucionare me Opra Uinfri, u lind fëmija i tyre i dytë, njëkohësisht shkaktuan disa skandale që përfshinin familjen mbretërore. Çifti u gjend në listë për shkak të mënyrës se si ata ndërmarrin rreziqe për të ndihmuar komunitetet në nevojë duke “ofruar mbështetje të shëndetit mendor për gratë dhe vajzat afrikane në Shtetet e Bashkuara dhe duke ushqyer ato të prekura nga fatkeqësitë natyrore në Indi dhe në Karaibe”.

Hari dhe Megan u shfaqën në një nga ballinat e “Time”, kurse përveç tyre në ballinën revistës arritën sportistja Simon Bajls, këngëtarja Bili Ejlish dhe Ngozi Okonxho Iuejla, gruaja e parë afrikane, e cila e drejton Organizatën Botërore të Tregtisë.

Figura të tjera në listën e këtij viti të “Time” përfshijnë yllin e tenisit Naomi Osaka, e cila gjithashtu ndezi diskutimet rreth shëndetit mendor këtë vit pasi u tërhoq nga French Open, e ndjekur nga aktivistët e opozitës ruse Aleksej Navalni, Britni Spears dhe Doly Parton.

Si më parë, edhe këtë vit lista përfshin politikanë dhe liderë në të gjithë botën, të cilët kanë pasur ndikim të rëndësishëm gjatë nëntë muajve të fundit, siç janë Presidenti amerikan Xho Bajden, lideri kinez Si Xhinping dhe kryeministri indian Nerenda Modi. Në listë u gjende edhe nënkryetari i talebanëve në Afganistan, Abdul Gani Baradar.

Ndër artistët, njerëzit më me ndikim sipas “Time” janë reperët Bed Buni dhe Lil Neas Eks, aktorët Daniel Kalluja, Omar Si., Stephen Jun dhe Skarlet Johanson, si dhe historianja Xhesika B. Haris.

Elon Musk, CEO i Tesla dhe SpaceX dhe Tim Cook, Drejtori ekzekutive i Apple, janë veçuar në botën e inovacionit dhe teknologjisë, së bashku me disa drejtorë dhe studiues të tjerë.

Në listën e “Time” u gjend edhe biokimistja hungarez dhe zëvendës kryetari i “BioNTech” – Katalin Kariko, për kontributin e saj në zhvillimin e mekanizmave të ndërmjetësuar nga ARN, si dhe Xhon Nkengason, drejtor i Qendrës Afrikane për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve.

“Time 100” është një listë vjetore e 100 njerëzve më me ndikim në botë e përpiluar nga revista amerikane “Time”. Paraqitja në këtë listë konsiderohet nder mes figurave publike, ndërsa revista e bën të qartë se ata në listë njihen për ndryshimin që kanë bërë në botë, pavarësisht nga pasojat e veprimeve të tyre.

Lista përfundimtare u zgjodh ekskluzivisht nga redaktorët e revistës, ndërsa nominimet erdhën nga njerëz që më parë ishin në listën “Time 100”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button