Dhjetë filma do të garojnë në festivalin e filmit në Maqedoninë e Veriut

Në Manastir prej 16 shtatorit e deri më 21 shtator do të zhvillohet edicioni I 42-të i Festivalit Ndërkombëtar të Kamerave të Filmit “Vëllezërit Manaki”, ku do të marrin pjesë dhjetë filma, transmeton Portalb.mk.

“Festivali Ndërkombëtar i Kamerave të Filmit “Vëllezërit Manaki”, synimi i së cilit është të popullarizoj kulturën e filmit maqedonas dhe trashëgiminë botërore në botë, nën moton “Mbi të gjitha” do të zhvillohet nga 16 deri më 21 shtator, në ambient të hapur në oborrin e Muzeut në Manastir. Këtë vit, në garën zyrtare janë dhjetë filma të metrazhit të gjatë dhe po aq të metrazhit të shkurtër”, deklarojnë nga Ministria e Kulturës në Maqedoninë e Veriut.

Raportohet që në kuadër të Festivalit do të mbahet një prezantim i dokumentarëve maqedonas me titull “Perlat e dokumentaristikës maqedonase – nga Oskar deri në Oskar”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button