Ndërprerje e furnizimit me ujë për disa orë në më shumë pjesë të Tetovës

Qytetarët e Tetovës që jetojnë në qendër të qytetit dhe në pjesën e vjetër sikur lagjet Pevçinë dhe Burimi (Potok) javët e kaluara çdo ditë janë ballafaquar me ndërprerje të furnizimit me ujë që zgjasin më shumë orë. Sipas banorëve të këtyre pjesëve të qytetit, ndërprerjet janë në periudha të ndryshme të ditës dhe zgjasin nga disa orë, shkruan Tetovo Info.

“Çdo ditë ka ndërprerje, ndërsa dje nuk kishim ujë tërë ditën nga ora 10 deri në mbrëmje rreth orës 19. Ndërprerje zgjasin edhe nga disa orë, Disa kanë hidroforë ashtu që fqinjët shkojnë ata tek për të mbushur ujë.” thanë banorët e lokalitetit Pevçinë, pjesë e bashkësisë lokale “Ilo Anteski-Smok”.

“Javën e kaluar çdo ditë kishte ndërprerje, ndonjë ditë edhe nga dy – tre orë, ndërsa një herë ujë nuk kishte rreth pesë orë. Dje dhe sot nuk kishte ndërprerje.” thanë banorët e rrugës “Dimo Gavroski-Kara” në qendrën e Tetovës.

Nga NPK “Tetova” thanë që sasitë e ujit nuk janë problem dhe nuk ka restriksione në furnizimin me ujë.

“Ujë për pije në rrjetin e ujësjellësit ka mbi 500 litra në sekondë, nuk bëhet fjalë për mungesë. Nuk ka as restriksione në furnizimin me ujë. Ka rekonstruktime në tre rrugë nëpër qytet ashtu që për shkak të realizimit të punëve ndërtimore duhet që në periudha të caktuara të intervenohet në furnizimin me ujë.” tha Nazif Jashari nga NPK Tetova.

Rrugët “Jane Sandanski”, “Goce Dellçev” dhe “Bllagoja Toska” janë akset ku bëhen rekonstruktime, me ç’rast punohet edhe në infrastrukturën nëntokësore për ujësjellës dhe kanalizim.

“Katër herë kanë plasur gypat e ujësjellësit gjatë këtyre dy muajve që kur ka filluar rekonstruktimi në rrugën “Goce Dellçev”. Së paku te ne ky është shkak për ndërprerjet në furnizimin me ujë prej më shumë orësh. Siç e shoh, vetëm tre punëtorë punojnë në këtë rekonstruktim dhe kjo po zvarritet. Me padurim kemi pritur të rehabilitohet rruga, mirëpo një kohë të gjatë kemi probleme me parkim, nuk mund të sjellim drunjë për nxehje dhe probleme të ngjashme për shkak të mungesës së qasjes.” thanë banorët e rrugës “Goce Dellçev”.

Muajt të parë të vitit 2021 disa herë shfaqej problem në furnizimin me ujë për shkak të dëmtimit të gypsjellësit nga sistemi i ri i furnizimit me ujë. Tetova është furnizuar me ujë vetëm nga ujësjellësi i vjetër, ndërsa kishte aktivizuar edhe restriksione të cilat disa ditë kanë zgjatur edhe deri në orën 11.

Mungesa e ujit në Tetovë nuk është diçka e re më për Tetovën, qytarët e Tetovës përballen vazhdimisht me mungesë të ujit edhe gjatë periudhave tjera të vitit, por gjendja ka qenë alarmante këtë verë.

Rikujtojmë se Teuta Arifi kur kërkonte mandatin e dytë në #Debatpërnime në tetor 2017 premtoi se do të zgjidhë problemin me mungesën e ujit. Më pas në intervistë për Portalb në vitin 2018 ajo tha se do të ndryshojnë gypat e ujësjellësit për dy vite, por kjo gjë nuk ka ndodhur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button