Yon Idy hapi zemrën e tij me këngën ‘My Fire’ (Video)

Dje , pas një pauze të shkurtër në vitin 2021, Yon Idy u rikthye me këngën e tij të fundit ‘My Fire’, duke eksploruar dyshimin të cilin secili prej nesh e mbart brenda vetes përderisa ndjekim pasionet tona, transmeton Portalb.mk.

Yoni tha se këngën “My Fire” Yon-i e shkroi në një kohë kur ai po përpiqej të gjente rrugën e tij në showbiz. Ai i ktheu ndjenjat e tij në fjalë që të gjente mbështetje.

““My Fire” është një këngë e krijuar për t’ju ngrohur përbrenda.” tha Yon Idy.

Ndryshe,  Yon Idy është kantautor nga Shkupi. Ai u rrit i rrethuar me muzikë. Në moshën 16 vjeçare, kur filloi të luante në kitarë, ai zbuloi dashurinë e tij për të shkruar këngë. Ai vazhdimisht del nga zona e tij e komoditetit për të krijuar stile të reja. Stili i tij muzikor mund të përshkruhet si indie-pop, ndonjëherë i udhëhequr nga instrumente akustike.

Video klipin zyrtar të këngës ‘My Fire’ mund ta gjeni më poshtë:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button