Tetovë, në 24 orët e fundit 3 persona kanë ndërruar jetë, 36 të tjerë janë hospitalizuar

Tre persona nga Tetova me KOVID-19 kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit, ndërkaq 36 të tjerë janë hospitalizuar, njofton mjekja e kovid-qendrës së Tetovës, Miranda Pajaziti, njofton Portalb.mk.

“6 prej të hospitalizuarve janë me një dozë vaksine, ndërkaq 4 me dy doza. Ndërsa 3 personat që kanë ndërruar jetë janë të pavaksinuar”, tha mjekja Pajaziti.

Sipas mjekes, numri i të hospitalizuarve po zvogëlohet.

“Numri i të hospitalizuarve, dukshëm zvogëlohet. Sot kemi 36 të hospitalizuar në kovid-qendrën tonë si në repartin internistik ashtu edhe në infektiv. Fatkeqësisht brenda 24 orëve kemi 3 viktima, sa i përket të mbijetuarve të asaj nate të kobshme kemi 4 të hospitalizuar, të cilët janë në gjendje stabile. Stafi kujdeset për të gjithë të hospitalizuarit, veçanërisht për ata që i shpëtuan asaj nate të kobshme. Për momentin janë stabil dhe shpresoj që sa më shpejtë të lëshohen të gjithë në shtëpi”, tha Pajaziti.

Duke iu përgjigjur gazetarëve, ajo tha se ka mjaftueshëm staf mjekësor në kovid-qendrën e Tetovës.

“Ka mjaftueshëm staf që përkujdesen për pacientët, si doktorë ashtu edhe personel tjetër mjekësor”, shtoi Miranda Pajaziti.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button