Maqedonia e Veriut vitin e kaluar ka investuar 8 mln euro në mbrojtje të ajrit, industria ka marrë pjesë me 1,3 mln euro (Infografik)

Edhe përkrah asaj që për ajrin e ndotur në Maqedoninë e Veriut flitet shumë në opinion, investimet në mbrojtjen e ajrit janë të pakta. Vitin e kaluar si shpenzime dhe investime për mbrojtje të ajrit janë regjistruar rreth 8 milionë euro, tregojnë të dhënat më të reja të Entit Shtetëror të Statistikës. Industria dhe prodhuesit e specializuar në gjithë vendin në mbrojtje të ajrit ka investuar 124.558.000 denarë, përkatësisht pak më shumë se 3 mln euro, shkruan Meta, transmeton Portalb.mk.

Prej këtyre mjeteve, industria e përgjithshme maqedonase vitin e kaluar ka investuar në mbrojtjen e ajrit vetëm 83.278.000 denarë, apo rreth 1,3 mln euro. Këtu hyjnë edhe filtrat për mbrojtje nga lëshimi i substancave të dëmshme në ajër, si dhe të gjitha investimeve të tjera që kanë të bëjnë me emetimet e gazrave serrë në atmosferë, të cilat i shkaktojnë ndryshimet klimatike.

Drejt një niveli të këtillë të investimeve për mbrojtje të ajrit te industria mund të lidhen edhe të dhënat statistikore për pagesën dhe kompensimet për shërbimet e kryera për mbrojtje të ajrit, të cilat në vitin 2020 kanë qenë rreth 9,500 euro te sektori privat.

Të dhënat nga vitet e kaluara tregojnë se megjithatë në vend vitin e kaluar janë investuar më shumë mjete në lidhje me vitet e kaluara. Kështu që, në vitin 2019 investimet e përgjithshme dhe shpenzimet për mbrojtje të ajrit kanë qenë vetëm 3,2 mln, ndërsa vitin paraprak ato kanë qenë 3,9 mln euro.

Vlera më e lartë e shpenzimeve dhe investimeve për mbrojtje të mjedisit jetësor është vërejtur në vitin 2014 – 13,7 mln euro, ndërsa në këtë periudhë pikërisht industria i ka investuar pothuajse të gjitha këto mjete në funksion të mbrojtjes nga ndotja e ajrit, si problem me të cilin është ballafaquar shoqëria jonë.

Në vendet e zhvilluar, ndërsa ajo do të jetë edhe njëra ndër kriteret e domosdoshme të vendit për anëtarësimin e ardhshëm në BE, mbrojtja e mjedisit jetësor zbatohet përmes principit “ndotësi paguan”, që nënkupton se shpenzimet dhe investimet në funksion të mjedisit të pastër jetësor duhet t’i bart personi juridik apo fizik që e ndot ambientin, përkatësisht në këtë rast, ai i cili e ndot ajrin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button