Transporti publik në Tetovë: Autobusët e 4 linjave do të qarkullojnë prej të hënës deri të shtunën nga ora 06 deri në 20

Ndërmarrja Publike “Tetova Transport” nëpërmjet rrjetit social Facebook informon në lidhje me linjat e autobusëve që do të qarkullojnë nëpër Tetovë prej të hënës deri të shtunën nga ora 06 deri në ora 20, njofton Portalb.mk.

  • Linja numër 1

Në çdo 30 minuta, duke filluar nga ora 06:00’

Nisja nga:

“Stacioni i Autobusëve”, “Tregu i Gjelbër”, “Qendër”, “Xhamia e Larme”, Shkolla e Mesme e Mjekësisë”, “Universiteti i Tetovës”, “Universiteti i Evropës Juglindore”.

Kthimi nga:

“Universiteti i Evropës Juglindore”, “Universiteti i Tetovës”, “Shkolla e Mesme e Mjekësisë”, “Xhamia e Larme”, “Qendër”, “Tregu i Gjelbër”, “Pallma Mall”, “Stacioni i Autobusëve”.

  • Linja numër 2

Në çdo 45 minuta, duke filluar nga ora 06:00

Nisja nga:

“Stacioni i Autobusëve”, “Tregu i Gjelbër”, “Qendër”, “Xhamia e Larme”, “Rruga e Teleferikut”, “Arabati Baba Teqe”, “Reçicë e Vogël”, “F. Reçicë e Madhe”.

Kthimi nga:

“F. Reçicë e Madhe”, “Universiteti i Evropës Juglindore”, “Reçicë e Vogël”, “Arabati Baba Teqe”, “Rruga e Teleferikut”, “Xhamia e Larme”, “Qendër”, “Tregu i Gjelbër”, “Pallma Mall”, “Stacioni i Autobusëve”.

  • Linja numër 3

Në çdo 45 minuta, duke filluar nga ora 06:00

Nisja nga:

“Stacioni i Autobusëve”, “Tregu i Gjelbër”, “Rr. Tetovarja”, “Kazerma”, “Drenoveci”, “F. Poroj”, “F. Xhepçisht”.

Kthimi nga:

“F. Xhepçisht”, “F. Poroj”, “Drenoveci”, “Shkolla e Muzikës”, “Qendër”, “Tregu i Gjelbër”, “Pallma Mall”, “Stacioni i Autobusëve”.

Nga Ndërmarrja Publike “Tetova Transport” thanë se pas disa ditëve do të na informojnë rreth pikave tjera të shitjes së biletave dhe pyetjeve të tjera për të cilat Portalb kërkoi përgjigje.

Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Tetova Transport”, Darko Spirovski në një intervistë për Portalb.mk, deklaroi se tani janë krijuar kushtet minimale për funksionimin e autobusëve të transportit publik në Tetovë. Edhe pse Ndërmarrja është themeluar, disa punë vazhdojnë të jenë të papërfunduara dhe për këtë sipas Spirovskit duhet kohë.

Ndryshe, premtimin për transportin publik në Tetovë, kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi e dha në mandatin e saj të parë në Programin për zgjedhje lokale të vitit 2013 “Ndërtojmë së bashku“,  ndërsa të njëjtën e përsëriti dhe në debatin e organizuar nga “BIRN Kosovë” dhe “Portalb.mk” në tetor të vitit 2017.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button