12 ditë para fushatës zgjedhore Kuvendi e ndryshoi Kodin Zgjedhor dhe do të vlejë për këto zgjedhje

Vetëm 12 ditë para se të fillojë fushata zgjedhore, Kuvendi sot i ka votuar ndryshimet dhe plotësimet e Kodit Zgjedhor. Propozim-ligji është miratuar në procedurë kuvendore, njofton Portalb.mk.

Deputetët e Kuvendit kanë votuar me 78 vota “për” dhe 2 “kundër” dhe 1 “i përmbajtur” për ndryshimet e Kodit Zgjedhor. Në arsyetimin e ligjit theksohet se ndryshimet dalin nga rekomandimet e raportit të fundit të OSBE/ODIHR-së dhe se KSHZ do të duhet të miratojë afate të reja.

Në muajt e kaluar kishte propozime dhe votimi për kryetar të komunave të jetë në një rreth, megjithatë paralajmëruan ndryshime në nënshkrimet e nevojshme për kandidatët e listave të pavarura, por ekspertët dhe përfaqësuesit e OSBE-së rikujtuan se ndryshimet e Kodit Zgjedhor nuk duhet që të miratohen 6 muaj para zgjedhjeve, a vetë kryetari i Kuvendit, Xhaferi në ditën e shpalljes së zgjedhjeve, vlerësoi se nuk do të ishte politikisht korrekt që të bëhen ndryshime të Kodit Zgjedhor, pasi që ka filluar procesi zgjedhor.

“Me ndryshimet janë të përfshira të gjitha pjesët e raportit të OSBE-ODIHR dhe me të njëjtat do të mundësohet efikasitet më i madh i organeve zgjedhore, rritet dhe përmirësohet efikasiteti dhe transparenca në procesin zgjedhor, precizohen, sqarohen dhe thjeshtësohen pjesë të caktuara nga procesi, kompetenca e organeve dhe institucioneve zgjedhore dhe përmirësohet dhe sillen veprimet të reja zgjedhore dhe afate para se gjithash nga përvoja e deritanishme dhe praktika gjatë zbatimit të zgjedhjeve nga KSHZ, por edhe që dalin nga sjellja e mënyrës së re të identifikimit të votuesve dhe pjesërisht mënyrës së re të votimit për këshilltar në komuna nëpërmjet lista të hapura – preferenciale të kandidatëve”, thuhet në sqarimin e ligjit.

Çfarë parashohin ndryshimet?

Ndryshimet janë të sqaruara në disa grupe të cilat definohen në 13 pika.

Në mesin e atyre që në mënyrë të drejtpërdrejtë kanë të bëjnë me qytetarët është se “mundësohet që votuesit, me dokumente të identifikimit personal, vlefshmëria e të cilave u ka skaduar nga dita e shpalljes së zgjedhjeve, deri në ditën e votimit. Të gjithë mund ta realizojnë të drejtën e votimit”.

Gjithashtu, mundësohet regjistrimi i votuesve në listë zgjedhore pas miratimit të ankesave për mbrojtje të të drejtës së votës, pasi që tani nuk ka pasur mundësi, për arsye se ka munguar mundësia ligjore për regjistrimin e votuesve në listën zgjedhore në rast se është miratuar ankesa për mbrojtjen e të drejtës votuese.

Në lidhje me KSHZ-në është se sillet mënyrë e re e zgjedhjes së sekretarit të KSHZ-së, a rregullohet edhe mandati i KSHZ-së.

Gjithashtu, janë harmonizuar afatet për veprimin ndaj ankesave në KSHZ dhe ndaj ankesave në Gjykatën Administrative.

Në lidhje me partitë, mundësohet që të gjitha partitë ose dorëzuesit e listave të pavarura të munden që t’i tërheqin listat në afat prej 48 orëve nga verifikimi i tyre në organet zgjedhore, derisa tani ka pasur mundësi vetëm që të ndërrohen.

Gjithashtu, është definuar edhe përgjegjësia e pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore në lidhje me përmbajtjen e shpalljeve, kumtesave, materialit reklamues etj.

Me këto ndryshime rregullohet edhe mënyra e votimit gjatë shpalljes së epidemisë/pandemisë së sëmundjeve infektive, por edhe ajo se në listën zgjedhore shtohet bar kod special për çdo votues në funksion të rritjes së kontrollit të votimit me gjurmë të gishtërinjve, si rezultat i sistemit të votimit me terminal për gjurmë të gishtërinjve.

Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi 6 gusht i shpalli zgjedhjet lokale për më 17 tetor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button