Mos e humb të tashmen, ndërto të ardhmen

Sevim Bilalli, sociologe

Brenda këtyre orëve të kufizuara të jetës të veprojmë me seriozitet dhe kujdes të madh për ardhmërinë tonë, për fëmijën tim, tuajin dhe gjithë fëmijët tanë.
Ditët, javët, muajt dhe vitet që vijnë do të jenë do të jenë dëshmitarët më të mirë për punën tonë me fëmijët tanë. Me anë të këtij teksti kam shprehur sadopak imazhin e shoqërisë tonë “moderne”.

Sado që gjërat që do t’i shpreh janë “imponim” i kohës moderne, ne si prindër, kujdestarë, tutorë duhet të luftojmë që sadopak të “zbusim’’ këto fenomene. Sepse përpara të nesërmes është e sotshmja që si e si pasqyron të nesërmen.

Përpara se të gabojmë të mendojmë dhe analizojmë.
Kam rastisur shpesh në institucione edukativo-arsimore, sidomos kohëve të fundit gjë që më bren diçka nga brenda. Arsimimi në këto qendra sidomos private është nivelin e duhur, gjë që nuk duhet mohuar, por përpara arsimimit qëndron edukimi, gjë që nuk e kam gjetur askund në shoqërinë tonë.

Sado që koha na ka imponuar teknikën dhe teknologjinë, anglishten dhe gjermanishten, ne si prindër sërish ngulmojmë me padurim që fëmija jonë përpara se të thotë fjalën “Nënë” të mësojë të thotë “Hello”. Përpara se fëmijës t’i mësojmë anglishten dhe gjuhë të tjera, t’i mësojmë për thelbin dhe bërthamën e shoqërisë, që është familja.

Përpara se t’i mësojmë matematikën, t’i mësojmë etikën, përpara se të rritet përpara kohe t’i mësojmë edukatën, t’i mësojmë rolin e tij në shoqëri.
Përpara se djalit t’i mësojmë përparimin, t’i mësojmë respektin, në radhë të parë për veten, familjen, shoqrinë dhe sidomos respektin ndaj gjinisë së kundërt –respektin ndaj vajzave.

Përpara se t’i mësojmë informatikën, t’i mësojmë socializimin.
Përpara se t’ i mësojmë modernizimin, t’i mësojmë humanitetin.
Përpara se të njohë botën të dijë të identifikojë veten.
Përpara se t’ua mësojmë rrugët që dërgojnë në qendra arsimore, që të duken “IN” në shoqëri, t’ua mësojmë se si arrihen ato rrugë.
Përpara se t’ua mësojmë të shkruajnë, t’ua mësojmë kulturën e te folurit.
Përpara se t’i mësojmë se çka është shkollimi, t’i mësojmë se çfarë është njerëzimi.
Përpara se të jetë vonë, të veprojmë më herët.

Çdo ditë në shoqërinë tonë, më saktësisht në rrethin tim dhe tëndin po hapen sa më shumë qendra private për mësim-avancim, por për edukim?
Shoqërisë time dhe tëndes i nevojiten sociologë të cilët merren pikërisht me problemet, anomalitë e shoqërisë, gjë që shumë pak të mos them fare, kam hasur nëpër këto qendra.
Nuk jam dhe nuk kam kundër asgjë të avancimit të gjuhëve dhe teknologjisë, por shoqëria jonë po infektohet shumë. Dita-ditës po i përkeqësohet gjendja nga mungesa edukativo-sociale sepse sëmundjet e shoqërisë janë të shumta. Për fat të keq, sëmundjet fillojnë nga mos-edukata e të rinjve dhe fëmijëve dhe mos respekti ndërsa sëmundjet më të mëdha shoqërore janë : dhuna psiko-fizike, divorci, prostitucioni, krimi i organizuar, droga, degjenerimi..

Prandaj, të mësojmë dhe edukojmë fëmijët nga e para, nga thelbi socio-emocional, pastaj t’i bëjmë anglezë, gjermanë, francezë etj. Sërish e ceki, nuk kam asgjë personale dhe asgjë kundër qendrave të gjuhëve të huaja ose informatikës, por gjithçka në kohën e vetë. Është lehtë të bëhemi të huaj, por së pari duhet të jemi vetvetja.
Mëso fëmijën që kur të rritet mos të manipulojnë më të, por as të mos bëhet manipulator. Mësoje të jetë vetvetja!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button