Përfundoi seanca ndaj Salih Mustafës, seanca e caktuar për të enjten është anuluar

Seanca e para e gjykimit ndaj ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafa, ka përfunduar, raporton Koha.net. Gjatë seancës janë paraqitur dëshmi nga Zyra e Prokurorit Speciale lidhur me ngritjen e aktakuzës ndaj Mustafës.

Gjatë fjalës së tij hyrëse, Prokurori Jack Smith, ka thënë se përpara kësaj gjykate do të flitet për viktima të etnive të ndryshme, si shqiptarë, serbë, romë. Sipas tij në rastin e Mustafës, të gjitha viktimat ishin bashkatdhetarët e tij, shqiptarë të Kosovës.

Dhomat e Specializuara kanë njoftuar se seanca e caktuar për të enjten është anuluar. Mbrojtja e viktimave ka thënë se zhgënjimi i viktimave është shumë i madh.

Ajo ka thënë se “është shqetësuese heshtja që rrethon krimet e kryera nga UÇK-ja”. Ajo ka thënë se viktimat janë detyruar të heshtin.

Sipas saj, ushtarët e UÇK-së në Kosovë shihen si heronj. Ajo ka thënë se viktimat e regjimit serb e kanë treguar historinë e tyre dhe kanë marrë simpatinë e njerëzve, por viktimat e UÇK-së janë heshtur.

“Viktimave të UÇK-së ju mohohet ndihma. Lufta e lavdishme e UÇK është vetëm një pjesë e historisë. Asgjë nuk mund të arsyetojë krimet e bëra, këtu nuk po gjykohet pavarësia e Kosovës. Që Kosova të ecën përpara, duhet të përballet me disa të vërteta. Ajo që viktimat kërkojnë është pranimi i së keqes që u është bërë atyre. Asnjë prej viktimave nuk ka gjetur përgjigje se pse i janë nënshtruar rrahjeve e dhunës. Është në dorën e Mustafës të ndihmojë në marrjen e përgjigjeve. Si mbrojtëse e viktimave dua të theksojë se ai mund të kontribuojë shumë. Në duar të kujt e kryen vrasjen e një dali. Viktimat

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button