Më 28 shtator në Shkup e Tiranë, ndërsa më 29 shtator në Prishtinë do të qëndrojë presidentja Ursula von der Leyen

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen më 29 shtator do të vizitojë Kosovën, raporton Koha.net. Të njëjtën ditë do të vizitojë edhe Malin e Zi, ndërkohë që një ditë më herët, më 28 shtator, do të vizitojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në rrugëtimin e saj në rajon ajo më 30 shtator do të vizitojë Serbinë dhe Bosnjë-Hercegovinën. Von der Leyen në fjalimin e saj në Parlamentin Evropian për “Gjendjen e Unionit” ka folur edhe për rëndësinë që rajoni i Ballkanit Perëndimor ka për Bashkimin Evropian.

“Investimet në të ardhmen e Ballkanit Perëndimor janë investime në të ardhmen e Bashkimit Evropian”, ka thënë Von der Leyen. Ka përmendur edhe planet e BE-së për investime në rajon duke thënë se investimet e përgjithshme të BE-së përbëjnë 1/3 e bruto-prodhimit vendor të rajonit.

Gjatë debatit në parlamentin Evropian edhe ministri i Jashtëm i Sllovenisë, Anzhe Logar, vend që kryeson Bashkimin Evropian deri në fund të këtij viti, ka folur për të njëjtën temë rreth zgjerimit dhe Ballkanit Perendimor, duke i quajtur si prioritet dhe duke paralajmëruar se kësaj teme do t’i kushtohet samiti i radhës i BE-së në fillim të tetorit në Slloveni.

Pikërisht në prag të këtij samiti do të zhvillohet edhe vizita e Von der Leyen në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Von der Leyn e ka paralajmëruar këtë vizitë si rast për të dërguar mesazhin për rëndësinë e procesit të zgjerimit të BE-së.

Duke iu drejtuar anëtarëve të Parlamentit Evropian, von der Leyen tha se BE -ja i ka një borxh mirënjohjeje të rinjve në rajon që besojnë në të ardhmen e Evropës. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi se do të vizitojë Ballkanin Perëndimor në shtator dhe theksoi se investimi në të ardhmen e atij rajoni është investim në të ardhmen e Bashkimit Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button