Vardar vs Shkëndija 7+

Skuadra e Shkëndijës së Tetovës ka humbur me rezultat 6-1 në përballjen e sotme me skuadrën e Vardarit në stadiumin Filipi II në Shkup.

Futbollistët kuq e zinj në këtë ndeshje u paraqitën me shumë mungesa, ndërsa gjatë nxemjes para fillimit të ndeshjes u lëndua edhe mesfushori Artim Pollozhani.
Futbollistët e Vardarit kaluan në avantazh në minutën e 14, ndërsa në të 39 sulmuesi i Shkëndijës Muzafer Ejupi barazoi rezultatin në 1-1.

Futbollistët tetovarë pësuan 3 gola nga një distancë e madhe brenda 3 minutave të fundit të pjesës së parë, portieri Nikov thuajse inekzistent në portën e Shkëndijës ishte fajtori kryesor që pjesa e parë të mbyllej me rezultat 4-1 në favor të Vardarit.

Në pjesën e dytë tashmë një Shkëndijë e pa motivuar, pësoi edhe dy gola, në minutën e 65 dhe të 83 me çka rezultati final i ndeshjes u vulos në 6-1 për vendasit.

Pas kësaj humbjeje Shkëndija qëndron në vendin e 5 të tabelës me 29 pikë, ndërsa vardari mbetet i vetëm në kreun e tabelës me 42 pikë, i ndjekur nfa H.Turnovo me 38, Napredoku dhe Metalurgu. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button