Një fluturim përtej oqeanit ka ndikim klimatik që mund t’i kushtojë ekonomisë 3.000 dollarë

Fluturim përtej oqeanit midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Nju Jorkut ka ndikim afatgjatë klimatik që mund t’i kushtojë ekonomisë globale 3.000 dollarë, të cilat duhet të shpenzohen për t’u marrë me efektet e krizës klimatike, shkruan gazeta “Guardian“.

Hulumtimet për shpenzimet e këtilla që dalin nga emetimet e gazrave serë janë kryer nga ekspertë nga Universiteti i Kembrixhit, Kolegji Universitar në Londër, Kolegji Imperial në Londër, si dhe partnerë ndërkombëtarë nga Zvicra, Gjermania, Shtetet e Bashkuara dhe Austria.

Vlerësimet e tyre janë se për çdo ton dyoksid karboni të lëshuar në atmosferë, ekonomia globale do të goditej me 3.000 dollarë shpenzime deri në fund të këtij shekulli që rrjedhin nga efektet e ndryshimeve klimatike.

Edhe pse pretendimet e mëparshme kanë qenë se zjarret, përmbytjet, thatësira dhe efekte të tjera të ndryshimeve klimatike nuk ndikojnë në rritjen ekonomike, autorët e studimit thonë se ka gjithnjë e më shumë dëshmi për të kundërtën.

“Ne ende kemi nevojë të kuptojmë më mirë se si klima po e ndryshon rritjen ekonomike, por edhe në prani të efekteve të vogla afatgjata, ulja e emetimeve po bëhet shumë më urgjente,” ka thënë Kris Brierli, profesor në Kolegji Universitar në Londër.

Ndryshe, kjo gazetë londineze tashmë i ka publikuar parashikimet se industria e aviacionit është një nga sektorët në të cilët pritet të bëhen investime në situatën me emetimet e gazrave serë në të ardhmen. Pas tejkalimit të pandemisë Kovid-19 në nivel ndërkombëtar, pritet që numri i udhëtarëve që udhëtojnë me ajër të vazhdojë të rritet fuqishëm në të gjithë botën dhe se deri në vitin 2050 emetimet e dyoksidit të karbonit nga aviacioni mund të trefishohen në krahasim me nivelin e tanishëm.

Në të njëjtën kohë “Guardian” shkruan se aviacioni është sektor i ndërlikuar për dekarbonizim për shkak të zgjidhjeve komplekse teknike për vetë avionët, kështu që vlerësimet janë se misioni i pamundur është që industria e aviacionit të arrijë zero emetime që çojnë në ndryshime klimatike deri në vitin 2050.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button