Selami: gjithçka që nuk ka për burim Entin Shtetëror të Statistikave lirisht mund ta llogaritni manipulim mediatik

Zëvendësdrejtori I Entit Shtetëror të Statistikave, Ilmi Selami tha se informacionet se sa përqind të popullsisë e përbëjnë entitetet janë manipulime mediatike që kanë qëllime dashakeqe. Ai tha se duhet t’u besohet vetëm informacioneve që si burim kanë ESHS-në, transmeton Portalb.mk.

“Gjithçka çfarë del si lajm gjatë kësaj periudhe derisa zbatohet procesi i regjistrimit dhe që nuk ka për burim Entin Shtetëror të Statistikave lirisht mund ta llogaritni manipulim mediatik, si manipulim për qëllim ditor, si manipulim për qëllime politike aq më tepër që jemi në prag të fushatës zgjedhore dhe nënkuptohet pse bëhet kjo.” tha Selami.

Selami tha se të dhënat nga regjistrimi do të përpunohen brenda gjashtë muajve pasi procesi I regjistrimit të përfundojë.

Nga Enti i Statistikave njoftuan se sot deri në mesditë janë regjistruar mbi 45 mijë qytetarë. Ndërsa numri i përgjithshëm i qytetarëve të regjistruar është mbi 670 mijë qytetarë.

Nga diaspora deri tani janë vetëregjistruar 192.827 persona.

Ndryshe, regjistrimi i popullsisë, amvisërive dhe banesave në RMV zyrtarisht ka filluar më 5 shtator do të zgjasë deri më 30 shtator.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button