U miratuan ligjet e mbetura në fushën e menaxhimit të mbeturinave

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH) njofton se në seancën e sotme të 50 -të, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë  Veriut miratoi katër ligjet e tjera në fushën e menaxhimit të mbeturinave: Ligji për menaxhimin e mbeturinave, Ligji për menaxhimin e paketimit dhe mbeturinave të paketimit, Ligji për menaxhimin e rrjedhave shtesë të mbeturinave dhe Ligji për përgjegjësinë e zgjeruar të prodhuesit për menaxhimin e rrjedhave të veçanta të mbeturinave, transmeton Portalb.mk.

Muajin e kaluar në Kuvend u miratua Ligji për Menaxhimin e Baterive dhe Akumulatorëve, Mbeturinave të Baterive dhe Akumulatorëve, Ligji për Pajisjet Elektrike dhe Elektronike , Mbeturinat e Pajisjeve Elektrike dhe Elektronike.

“Miratimi i kësaj pakete prej 6 ligjesh ka për qëllim reformimin e legjislacionit në fushën e menaxhimit  të mbetjeve, i cili përfshin sistemin e përgjithshëm në nivel kombëtar të rregulluar në Ligjin e Përgjithshëm për Menaxhimin e Mbeturinave dhe ligje të veçanta që kanë të bëjnë  me rrjedhat specifike të mbeturinave, të orientuara në parimet e ekonomisë rrethore dhe parandalimin e mbeturinave, pra ripërdorimin, përpunimin dhe riciklimin.” thuhet në njoftimin e MMJPH-së.

Nga kjo ministri thanë se hartimi i ligjeve mori një kohë të gjatë, me pjesëmarrjen e ekspertëve ndërkombëtarë dhe lokal, përmes konsultimit me palët e interesuara, komunat, aktorët kolektivë dhe ndërmarrjet komunale, OJQ -të dhe publiku, në mënyrë që të inkorporojnë nevojat e palëve të interesuara dhe të vendosen themelet e  parimeve të mbrojtjes së mjedisit në një sistem funksional që më në fund do të zbatohet siç duhet edhe në praktikë.

Mbeturinat kanë qenë dhe vazhdojnë të mbeten një ndër problemet kryesore për shumicën e vendbanimeve në rajonin e Pollogut për shumë vite me radhë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button