Nesër mbahet mbledhje e përbashkët e qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës

Qeveritë e Maqedonisë dhe Kosovës nesër do të mbajnë seancë të përbashkët në Shkup, në të cilën do të nënshkruhen një sërë marrëveshjesh dhe memorandumesh, të cilat do të thellojnë dhe forcojnë bashkëpunimin mes dy vendeve, transmeton Portalb.mk.

Zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha në konferencën e sotme për shtyp, tha se marrëveshjet janë në fushën e infrastrukturës, diasporës, energjisë, ekonomisë, turizmit, sigurisë, inovacionit dhe zhvillimit teknologjik dhe fusha të tjera.

Në seancën e djeshme të 106 -të, Qeveria miratoi një paketë marrëveshjesh dhe memorandume bashkëpunimi me Kosovën, të cilat janë planifikuar të nënshkruhen në seancën e përbashkët nesër.

“Ky informacion vjen si rezultat i angazhimit të grupit të punës të përbërë nga përfaqësues të të dy qeverive. Qëllimi është të ruhet vazhdimësia në zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, duke pasur parasysh se seanca të tilla u mbajtën me vendet e tjera fqinje.” tha Hoxha.

Ai tha se përfitimet nga takimet janë përmirësimi i shkëmbimit tregtar, komunikimi më i mirë i qytetarëve dhe biznesit nga të dy palët, projekte me interes reciprok dhe bashkëpunim më i mirë ndërkufitar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button