Shkup, u zbuluan dy laboratorë për prodhim të marijuhanës (Video)

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se dje policia, gjegjësisht sektori për tregti të paligjshme të drogës dhe armëve ka privuar nga liria 33 vjeçarin Z.Z. nga Shkupi. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij në bulevardin AASNOM, të kryer me urdhër gjyqësor, është zbuluar një laborator i improvizuar për prodhimin e marijuahnës, transmeton Portalb.mk.

Policia konfiskoi 71 rrënjë kanbis sativa, disa pako me marijuhanë, disa degë që ishin në procesin e tharjes, kavanoz dhe paketime të tjera me fara nga marijuhana.

Gjatë bastisjes është konstatuar se personi shfrytëzon edhe një banesë në rrugën “Arradhat partizane”, në pronësi të gjyshit të tij. Me urdhër gjyqësor është kryer bastisje në atë banesë dhe është zbuluar edhe një laboratori tjetër.

Personi në fjalë është arrestuar dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të ngritët padi adekuate.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button