Zaev: Pasi të përfundojë hetimi do të jap mendimin tim për dorëheqjet

Kryeministri Zoran Zaev sot njoftoi se është duke pritur raportet e gjetjeve të ekspertëve gjermanë dhe më pas do të shprehë mendimin e tij për dorëheqjet për rastin tragjik në Tetovë, ku si pasojë e djegies së Spitalit Modular humbën jetën 14 persona, transemeton Portalb.mk.

Zaev tha se do të jep mendimin e tij lidhur me dorëheqjet kur të bëhen të ditura gjetjet nga ekspertiza dhe forenzika. Ai gjithashtu apeloi që institucionet sa më shpejtë të përfundojë hetimin.

“Jo, vetëm do të përsëris atë çfarë e kam deklaruar me gojë dhe me shkrim nëpërmjet kumtesës. Do të presim raportet forenzike, përfshirë edhe ato gjermane të cilët duhet të kompletohen në afat sa më të shpejtë. Procedurën e udhëheq prokuroria publike dhe unë vetëm mund të dërgoj apel për atë çfarë e kërkojnë qytetarët dhe ajo është që të përfundojë në tërësi në mënyrë profesionale dhe eksperte dhe sa më shpejtë që mundet, sepse qytetarët presin përgjigje. Kur do të kumtohen gjetjet nga ekspertiza dhe forenzika, atëherë unë do ta them edhe mendimin tim për dorëheqjet e drejtorit ekonomik, drejtorit të Spitalit Klinik të Tetovës, zëvendësministrit dhe ministrit të Shëndetësisë”, tha Zaev.

Kujtojmë se të mërkurën rreth orës 21 qendra-kovid në Tetovë u kaplua nga zjarri, ku jetën e humbën 14 persona. Si pasojë e kësaj ngjarje, ministri Filipçe dhe zëvendësi Hasani dhanë dorëheqje nga funksionet e tyre, së bashku me dy drejtorët e Spitalit të Tetovës, Artan Etemin dhe Florin Besimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button