Maqedonia e Veriut duhet të përshpejtojë tranzicionin energjetik: SHA EEM paralajmëron  termocentrale fotovoltaike 1000 MW

SHA EEM do të ndërtojë termocentrale fotovoltaike prej 1000 MW, si pjesë kyçe të planit afatgjatë për transformim energjetik, gjegjësisht transferimin e prodhimtarisë së energjisë elektrike në burime të ripërtëritshme, tha Drejtori i Përgjithshëm i SHA EEM, Vasko Kovaçevski në forumin për energji MEF 2021, shkruan Meta.mk.

“Mbi 70 përqind e prodhimtarisë sonë aktualisht vjen nga thëngjilli dhe kjo për ne paraqet imperativ të madh për të realizuar tranzicion të shpejtë energjetik, por që duhet të jetë i drejtë, gjegjësisht punëtorët të mbeten në kompani me detyra përkatëse sipas ndryshimit të prodhimtarisë. Jemi duke punuar në zgjerimin e portofolit tonë të prodhimtarisë, kryesisht në fushën e burimeve të ripërtëritshme të energjisë.” tha drejtori Kovaçevski.

Kovaçevski theksoi se termocentralet fotovoltaike do të ndërtohen një pjesë si investime të vet SHA EEM, e në një pjesë në partneritet publik-privat.

Përveç kapaciteteve prodhuese të erës dhe diellit, u theksua rëndësia e të posedimi i kapaciteteve prodhuese më të pastra për prodhimtari bazike, energji balancuese, për të cilat u theksuan termocentrali i planifikuar i gazit në KXE Manastir, zgjerimi i termocentralit të gazit Energjetika në Shkup, plani për konvertimin e TC Negotinë në central me gaz dhe ndërtimin e hidrocentralit të madh Çebren.

Gjatë dy viteve të fundit, vendi ka shënuar qëllime të larta dhe ambicioze në sektorët e energjisë dhe klimës, por ato do të mund vështirë të arrihen nëse nuk përshpejtohen proceset për kalimin nga qymyri në burime të energjisë së ripërtëritshme. Republika e Maqedonisë konfirmoi kalimin nga përdorimi i lëndëve djegëse fosile në burimet e ripërtëritshme të energjisë, me përzgjedhjen e skenarit ambicioz dhe më të shtrenjtë të gjelbër nga Strategjia për Energjetikë deri në vitin 2040. Vendi u zotua të braktisë prodhimtarinë e energjisë nga me qymyr deri në vitin 2030 dhe është vendi i parë në rajon që e mori përsipër këtë veprim.

Hulumtimet e deritanishme mbi emetimet e gazrave serrë në vend tregojnë se shumica e tyre vijnë nga sektori i energjetikës, kryesisht nga prodhimtaria dhe transporti. Për këtë arsye, përpjekjet e vendit për të zvogëluar ndikimet e ndryshimeve klimatike do të duhet të çojnë kryesisht në ndryshime në këtë sektor, i cili do të duhet të dominohet nga burimet e ripërtëritshme të energjisë.

Me planifikimin dhe realizimin e zhvillimit të ulët të karbonit, përmes skenarit të gjelbër, vendi përpiqet të sigurojë kontributin e tij në zbutjen e ndryshimeve klimatike dhe përpiqet të përmbushë qëllimet e reduktimit të emetimeve të gazrave serrë. Kontributi i zgjeruar kombëtar, i bazuar në skenarin e gjelbër, i pasuruar dhe i zgjeruar me masa nga sektorët e tjerë të mbuluar, do të duhet të sigurojë një ulje prej 51 përqind të emetimeve të gazrave serrë në vitin 2030, në krahasim me nivelet e vitit 1990, ose të shprehur me reduktim neto të emetimeve prej 82 % krahasuar me vitin 1990. Reduktimi kryesor prej 66 % pritet në sektorin e energjetikës, duke çaktivizuar termocentralet me qymyr Osllomej dhe Manastir deri në vitin 2027.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button