RMV, mbi 763 mijë qytetarë janë vaksinuar

Ministria e Shëndetësisë (MSH) e RMV-së njofton se deri më tani në vend janë vaksinuar gjithsej 763.965 qytetarë, prej të cilëve 647,769 me të dyja dozat. Sipas shifrave të fundit 55% e popullsisë mbi 40 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine, transmeton Portalb.mk.

Nga MSH njoftuan se dje janë vaksinuar 13,493 qytetarë, prej të cilëve 2,057 e morën dozën e parë. Në vend deri më tani janë aplikuar 1,411,753 doza të vaksinës.

“Sipas shifrave të fundit, 55% e popullsisë mbi 40 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine dhe 30% e popullsisë mbi 18-39 vjeç janë vaksinuar me të paktën një dozë vaksine. Qytetarët vaksinohen pa termin, në pikat ekzistuese të vaksinimit në të gjithë vendin. Fëmijët e moshës 12 deri në 18 vjeç vaksinohen me pëlqimin e prindërve.” thanë nga MSH.

Maqedonia e Veriut dje regjistroi 572 raste të reja me korona virus, nga 4511 testimet e bëra. Në raportin ditor të Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se, gjatë dje janë shënuar 30 viktima, ndërsa janë shëruar 694 pacientë. Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 1.229.600 testime për Kovid – 19. Me këtë, numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me korona virus që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 184.277, 165.077 pacientë janë shëruar, 6.307 dhe momentalisht ka 12.893 raste aktive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button