Kryeministri Zaev në takimin me kancelaren Merkel kërkoi që sa më shpejtë të zhbllokohet problemi me Bullgarinë

Në kuadër të vizitës së kancelares gjermane Angela Merkel në Shqipëri, kryeministri Zoran Zaev zhvilloi takim me kancelaren, duke vlerësuar që Maqedonia e Veriut duhet të fillojë negociatat, transmeton Portalb.mk.

“Për ne është e nevojshme sa më shpejtë të zgjidhen pengesat politike dhe integrimi i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Ne me sukses i kemi kryer detyrat tona, por ajo nuk do të thotë se ne do të ndalemi, përkundër kësaj, çdo ditë punojmë dhe luftojmë për një të nesërme më të mirë për qytetarët tanë”, deklaroi Zaev, duke shpreh nevojën për zgjidhje sa më të shpejtë të problemit me Bullgarinë.

Qeveria sqaroi që kryeministri Zaev ka vlerësuar që propozimi i presidencës së Portugalisë ka qenë propozimi i vetëm i pranuar për zhbllokimin e procesit eurointegrues për Ballkanin Perëndimor.

“Takimi bilateral ishte pas drekës së punës që e pati kancelarja Merkel, në kuadë të vizitës së saj në Ballkanin Perëndimor, që e organizoi me liderët e vendeve të rajonit, ku temë kryesore ishe bashkëpunimi rajonal”, deklarojnë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Kryeminisstri Zaev në vizitën e tij në Tiranë, ishte i shoqëruar nga ministri i punëve të jashtme, Bujar Osmani, dhe zv.kryeministri Nikolla Dimitrov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button