“Politikisht jokorrekt”, gjashtë gra treguan historitë e tyre

Mbrëmë, nën temën “Politikisht jokorrekt” u mbajt edicioni i gjashtë i Tregime Pjeshkash, me plotë surpriza dhe me të ftuar që ndanë historitë e tyre personale, që herë ishin “politikisht korrekt” e herë jo, por folëset nëpërmjet rrëfimeve të tyre tentuan të ngritin vetëdije për barazinë gjinore dhe ngacmimeve seksuale, transmeton Portalb.mk.

Guxim Nuhiu, organizator i këtij eventi tha se “Tregime Pjeshkash” është një natë gala ku gjashtë gra tregojnë histori nga jeta e tyre profesionale ose private në një temë të caktuar. Qëllimi i tyre është që përmes kësaj ngjarje të thyejnë barrierat dhe stereotipat për gratë në shoqërinë tonë duke krijuar hapësirë që ato të kenë mundësinë të tregojnë përvojat e tyre.

“Në edicionin e gjashtë tema ishte “Politikisht jokorrekt”. Idea ishte që gratë që janë aktive në jetën publike, që kanë eksperiencë pune në institucione shtetërore, institucione vendimmarrëse, organizata joqeveritare, ose media të tregojnë një histori të vërtetë nga jeta e tyre profesionale ose private kur ato janë gjykuar vetëm për shkak të gjinisë.” tha Guxim Nuhiu.

Pjesë e panelit të këtij edicioni ishin: Lule Zhuta Hoxha – Gjinekologe, Vjosa Taipi – Përkthyese, Albana Metaj – Profesorshë në Fakultetin Juridik në UEJL, Dijana Tahiri – Aktiviste për të drejta të njeriut, Adelina Marku- udhëheqese e Akademisë Dipolomatike në Ministrinë e punëve të jashtme të RMV-së, dhe një fotoreportere.

Secila nga panelistet elaboroi temën nga perspektivat e tyre duke ndarë me publikun tregime personale apo duke folur mbi fenomene të ndryshme në shoqërinë tone si aborti selektiv, femicidi, ngacmimi seksual dhe të tjera.

Në fund, organizatori Nuhiu tha se ndjehet  jashtzakonisht i lumtur që për 4 vite pune kanë realizuar 6 edicione, dhe fakti që gratë e përjetojnë tregime pjeshkash si një hapësire të sigurt ku ato mund të shprehen lirshëm është arritja më e madhe.

LEXO: Në mesin e panelistëve të Tregime Pjeshkash, këtë vit befasoi një mashkull (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button