Varianti “Mu” nuk ka arritur në RMV ndërkaq në BE “Delta” ngelet varianti më shqetësues

“Variant i interesit” është cilësuar nga OBSh-ja varianti më i ri i virusit korona, i njohur si “Mu”, Organizata Botërore e Shëndetësisë i klasifikon si të tilla vetëm variantet me potencial serioz rrezikshmërie. Portalb.mk konfirmoi nga Ministria e Shëndetësisë se deri tani ky variant nuk ka arritur në Maqedoninë e Veriut por i njëjti është konfirmuar në disa shtete fqinje. Megjithatë, deri në këto momente, më shqetësues ngelet varianti “delta” i cili është shumë ngjitës, shkruan Portalb.mk.

Edhe pse nga Ministria e Shëndetësisë nuk përgjigjen se a kanë kryer testet e nevojshme për të parë në qoftë se ky variant i virusit korona është prezent në Maqedoninë e Veriut, nga atje u përgjigjën shkurt se deri tani varianti “Mu” nuk është detektuar në RMV.

“Deri tani nuk është detektuar varianti “Mu” i SarsKovd2 në RMV” konfirmuan për Portalb.mk nga Ministria e Shëndetësisë.

Çka është varianti “Mu” dhe a duhet të shqetësohemi?

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se po monitoron një variant të ri të virusit korona, i cili tashmë njihet si varianti “Mu”, ky variant për herë të parë është identifikuar në Kolumbi në muajin janar. Ky variant, që emrin shkencor e ka b1.621, nga ekspertët e OBSh-së është klasifikuar si një prej varianteve i cili ka interes studimi për shkak të specifikave të tij. Megjithatë, deri në këto momente nuk ka studime të detajuara në lidhje me këtë variant, si dhe nga OBSh-ja thanë se nevojiten ende më shumë studime për të folur në lidhje me rrezikshmërinë potenciale të tij.

Në këto momente, autoritetet shëndetësore në të gjithë botën janë të shqetësuara në lidhje me shfaqjen e varianteve të reja të virusit korona, me frikën e shfaqjes së një varianti i cili do të ishte rezistent ndaj vaksinave aktuale si dhe me rritjen e rasteve pozitive si pasojë e variantit “Delta” i cili aktualisht është dominant në disa shtete të BE-së dhe jo vetëm.

Megjithatë, numri i të infektuarve si dhe të hospitalizuarve kryesisht përbëhet nga persona të pavaksinuar, të cilët rrjedhimisht janë shumë herë më të rrezikuar nga virusi korona. Deri në këto momente, OBSh-ja ka identifikuar 4 variante shqetësuese të Kovid-19, edhe atë: Alfa, Delta ndërsa 5 variante të tjera, përfshirë “Mu” duhet të hulumtohen.

“Delta” ngelet varianti më shqetësues deri tani

Varianti “Delta” i virusit korona ngelet si një nga variantet më shqetësues, përkundër faktit se tashmë po shpërndahet edhe një variant tjetër i njohur si “Mu”, kështu deklaruan nga Oganizata Botërore e Shëndetësisë.

Varianti “Mu” i cili është vendosur në listën e varianteve “të interesit” të OBSh-së disa ditë më herët, ka mutacione që thuhet se mund të tejkalojnë mbrojtjen e infektimit natyral apo vaksinimit, Maria Van Kerkhove, drejtuesja teknike e agjencisë për Kovid-19, tha në një konferencë për shtyp. Megjithatë, varianti i ri – i cili fillimisht është detektuar në Kolumbi, por tashmë i konfirmuar në shumë shtete, nuk i ka përmasat e variantit “Delta”, shtoi ajo.

“Varianti Delta për mua është një nga më shqetësuesit për shkak të transmetueshmërisë së lartë që e ka”, tha Kerkhova.

Varianti “Mu”, gjithashtu i njohur shkencëtarisht si B.1.621, është duke u shpërndarë në disa vende të botës, shtoi Kerkhova.

Çdo variant i ri i cili mund të vijë duhet të jetë i gatshëm të “konkurrojë” me një nga më të fortit, dhe aktualisht ai është varianti delta, tha mjeku Mile Ryan nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, duke aluduar në atë se varianti “Delta” është më shqetësues se të tjerat aktualisht.

“Ne presim të shohim më shumë” variante si delta, tha ai. “Jo secili variant do të thotë se është fundi botës. Secili variant duhet të hulumtohet në lidhje me karakteristikat e tija dhe potencialin e tij për të shkaktuar sëmundshmëri më të lartë apo transmetueshmëri më të shpejtë si dhe potencialin e tij për të tejkaluar mbrojtjen e ofruar nga vaksinat”

Aktualisht po monitorohen katër variante shqetësuese, edhe atë: Alfa, i cili fillimisht u zbulua në MB, “Beta”, i cili fillimisht u zbulua në Afrikë, “Gamma”, fillimisht i zbuluar në Brazil si dhe Delta. Si variant “shqetësues” karakterizohen kryesisht mutacionet të cilat janë më ngjitëse, më të rrezikshme si dhe rezistonte ndaj vaksinave.

KOVID-19, korona, corona virusi, Urgjenca, paciente, te infektuar, Ndihma e Shpejte
Foto: Portalb.mk/Arbnora Memeti

Fauçi: “Mu” ka mutacione të ndryshme të virusit korona

Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive tha se varianti “Mu” ka mutacione të cilat dyshohen se mbase do të mund t’i shmangin disa antitrupa, duke përfshirë edhe antitrupat e krijuara nga vaksinat.

“Por nuk ka ende të dhëna klinike që e vërtetojnë këtë. Të dhënat janë kryesisht laboratorike dhe in vitro” shtoi ai, duke theksuar se ShBA-ja nuk do ta konsiderojë si kërcënim këtë variant në këto momente.

Ky variant u detektua fillimisht në Kolumbi, ministri i Shëndetësisë në këtë shtet: “Mu” ishte arsyeja e valës së tretë, ku kishim nga 700 vdekje në ditë

Minsitri i Shëndetësisë në Kolumbi, Marcela Mercado, tha për një televizion lokal se varianti “Mu” ishte arsyeja e valës së tretë të virusit korona në atë shtet nga muaji prill deri në qershor. Ajo tha se në atë kohë ka pasur afërisht 700 vdekje në ditë, dhe dy të tretat e testeve të personave që vdiqën, rezultuan të kishin qenë pozitive me variantin “Mu”.

Deri tani, të dhënat aktuale nuk janë shumë shqetësuese

Deri tani, varianti “Mu” nuk duket se po shpërndahet me shpejtësi të madhe: ky variant përbën më pak se 1% të rasteve me Kovid-19 në bot. Në Kolumbi, ky variant mund të jetë përgjegjës për 39% të rasteve. Shumë shtete aktualisht janë të shqetësuara në lidhje me variantin më ngjitës “delta”, sepse ky i fundit është dominant në gjithsej 174 shtete të botës ku është detektuar.

Autoritetet po ndjekin variantin “Mu” në Evropë, ku tashmë është detektuar në disa shtete. Ministri i Francës disa ditë më herët deklaroi se “varianti mu nuk ka pësuar rritje të rasteve” në Evropë kohës së fundit.

Nërkaq një hulumtim i Agjencisë Publike të Shëndetit në Angli muajin e fundit sugjeroi se varianti “Mu” mund të jetë po aq resistent ndaj vaksinave sa varianti “Beta” i cili fillimisht u detektua në Afrikë, megjithatë, ai shtoi se ende të dhëna nevojiten.

Nga OBSh-ja thanë se varianti “Mu” po shpërndahet në disa shtete të Amerikës Jugore, por se varianti “Delta” është më ngjitës.

Varianti “Mu” është karakterizuar si variant i “interesit” për tu hulumtuar për shkak të kombinimit të mutacioneve të cilat ai i ka, tha Maria Van Kerkhove nga OBSh-ja.

Në shtetin fqinj, Greqi, është konfirmuar prezenca e variantit “Mu”

Sipas të dhënave nga Agjencia Kombëtare Greke e Shëndetit Publik (EODY) në Greqi janë regjistruar 6 raste me variantin “Mu” për të cilin Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka informuar se ka pësuar mutacione më rezistente ndaj vaksinave por që ka nevojë për më shumë hulumtime mbi këtë çështje.

Dy nga rastet janë konfirmuar në testet e kryera në hyrje të aeroportit “Eleftheros Venizelos” në kryeqytetin grek Athinë ndërsa 4 rastet e tjera në Argolida, Attiki dhe Ahaia.

Ndërkohë Delta vazhdon të jetë varianti dominues i COVID-19 në Greqi.

Ndryshe, në këto moment si në Bashkimin Evropian ashtu edhe në vendin tonë, variant “Delta” ngelet dominant për nga numri i infektimeve, sipas të gjitha studimeve që publikohen në ueb faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, numrin më të lartë i të vdekurve nga virusi korona e përbëjnë personat e pavaksinuar.

Disklejmer, baner, Fact Check COVID19, verifikimi i fakteve, vertetematës, koronavirus, coronavirus, COVID, vertetematesi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button