U arrestuan katër persona pasi u kapën me 20 kilogram marihuanë në vlerë prej 70 mijë euro

Dje në rajonin e Dibrës u arrestuan katër persona, ku policia konfiskoi 20 kilogram marihuanë në vlerë prej 70 mijë euro dhe tre vetura, transmeton Portalb.mk.

“Policët e Dibrës në urën Boshkov janë përpjekur që të ndalojnë veturën golf me targa të Shkupit për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka drogë, por shoferi nuk është ndalur dhe është lëshuar në ikje, kurse pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve, në afërsi të urës Skudrinski është gjetur veturë dhe është arrestuar A.I.(32) nga fshati Nikushtak. Në Veturë janë gjetur dy çanta të mëdha me 20 pako marihuanë. Në rrugën Dibër- Gostivar është ndaluar edhe vetura “Reno laguna” me targa të Gjermanisë e cila ka pasur rolin e “pastruesit” gjatë transportit.. Janë arrestuar B.Xh.(45) nga fshati Haraçinë dhe B.A.(34) nga fshati Haraçinë i cili është kërkuar me fletarrest për veprën penale të kryer paraprakisht. Sot  në lidhje me këtë rast në Dibër është arrestuar U.N. nga Banishta.” njoftojnë nga MPB-ja.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button