ASH ka disa pyetje për komunën, spitalin dhe institucionet tjera në lidhje me zjarrin në Tetovë

Partia opozitare, Aleanca për Shqiptarët (ASh) kritikoi Spitalin dhe Komunën e Tetovës sepse I ikin përgjegjësisë për djegien e Spitalit modular të Tetovës, nga kjo parti politike  parashtrojnë disa pyetje për kryetaren e Komunës së Tetovës, Teuta Arifin, transmeton Portalb.mk.

“Shihet qartë, sikurse edhe në shumë raste tjera, se po tentohet që në fund përgjegjësi mos të mbajë askush dhe fajtorët të ngelin pa emër. Siç e dini spitalet modulare në vend janë ndërtuar me hua nga Banka Botërore. Ne kemi parë dokumentacionin e tenderimit, ku ndër të tjerat shihet qartë se cilat institucione janë përgjegjëse për mbrojtjen nga zjarri dhe këto institucione janë Spitali i Tetovës dhe Komuna e Tetovës.” thuhet në kumtesën e ASh-së.

Nga kjo parti thonë se sipas pjesës së tretë të dokumentacionit të tenderimit – Plani i Monitorimit, parashihet që spitali modular të ketë Plan për mbrojtje nga zjarri dhe implementim të masave mbrojtëse. Dhe sipas tyre është identifikuar se përgjegjës për këto plane dhe masa janë inspektorë komunalë, drejtori i spitalit dhe persona përgjegjës të punësuar në spital.

Sipas njoftimit nga ASh kanë kërkojnë përgjigje nga komuna, spitali dhe institucionet tjera relevante. Këto janë pyetjet:

  • A keni bërë inspektim për mbrojtje nga zjarri siç ka kërkuar procedura? Nëse jo, pse jo?
  • Përse në spitalin modular nuk ka pasur alarme zjarri?
  • Përse në spitalin modular nuk ka pasur asnjë pajisje për mbrojtje nga zjarri?
  • E dimë se kontraktues kryesor ka qenë firma Brako e partnerit tuaj të kahmotshëm Koço Angjushev. A ka pasur nënkontraktues dhe cilët janë këta? Veçanërisht parashtrojmë pyetjen, kush ka bërë instalimet elektrike?
  • A është bërë mbikëqyrje dhe pranim teknik i objektit? Kush e ka bërë mbikëqyrjen?

Kujtojmë se të mërkurën rreth orës 21 qendra-kovid në Tetovë u kaplua nga zjarri, ku jetën e humbën 14 persona. Si pasojë e kësaj ngjarje, ministri Filipçe dhe zëvendësi Hasani dhanë dorëheqje nga funksionet e tyre, së bashku me dy drejtorët e Spitalit të Tetovës, Artan Etemin dhe Florin Besimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button