fbpx

RMV, mbi 636 mijë qytetarë janë vaksinuar me të dyja dozat

Ministria e Shëndetësisë (MSH) e RMV-së njofton se deri më tani në vend janë vaksinuar 761,579 qytetarë, prej të cilëve 636,193 me të dyja dozat. Sipas shifrave të fundit 54% e popullsisë mbi 40 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine, transmeton Portalb.mk.

Nga MSH njoftojnë se dje janë vaksinuar 15, 424 qytetarë prej të cilëve 2,728 e morën dozën e parë. Në vend deri më tani janë aplikuar 1,397,773 doza të vaksinës.

“Sipas shifrave të fundit, 54% e popullsisë mbi 40 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine dhe 30% e popullsisë mbi 18-39 vjeç janë vaksinuar me të paktën një dozë vaksine. Qytetarët vaksinohen pa termin, në pikat ekzistuese të vaksinimit në të gjithë vendin. Fëmijët e moshës 12 deri në 18 vjeç vaksinohen me pëlqimin e prindërve.” thanë nga MSH.

Maqedonia e Veriut ka regjistruar dje183 raste të reja me korona virus, nga 2035 testimet e bëra. Në raportin ditor të Ministrisë së Shëndetësisë thuhej se, dje janë shënuar 18 viktima, ndërsa janë shëruar 531 pacientë. Me këtë, numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me korona virus që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 183.705, 164.383 pacientë janë shëruar, 6.277 dhe momentalisht ka 13.045 raste aktive. Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 1.225.089 testime për Kovid – 19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button