Megjashi kërkon që MASH të fusë testimin e detyrueshëm falas në shkolla

Ambasada e Parë e Fëmijëve në Botë MEGJASHI bën thirrje për proaktivitet dhe lëvizshmëri nga Ministria e Arsimit në sistemin arsimor, dhe kërkon futjen e testeve të detyrueshme falas për të gjithë nxënësit dhe stafin e shkollës për të parandaluar përhapjen e pakontrolluar të virusit në shkolla.

“Ne jemi të vetëdijshëm dhe kemi informacione që na vinë nga prindërit, fëmijët dhe anëtarët e tjerë të familjes si dhe mësuesit se viti shkollor me prezencë fizike është një rrezik i lartë për shëndetin, si për fëmijët ashtu edhe për punonjësit dhe familjet për shkak të mënyrës joadekuate të organizimit të mësimdhënies”, thonë nga MEGJASHI, transmeton Telma.

Sipas tyre, jo-transparenca e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe mungesa e informacionit në lidhje me numrin e rasteve aktive në shkolla rrit edhe më tej dyshimet dhe ankthin e prindërve.

Ata presin që autoritetet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës së bashku me drejtorët e shkollave të gjejnë mënyra dhe të përdorin motin e bukur, kreativitetin dhe mundësitë në oborret e shkollës dhe të rregullojnë një pjesë të mësimit të zhvillohet jashtë, për t’i lejuar fëmijët të marrin frymë lirshëm.

Siç është theksuar nga ambasada e parë e fëmijëve në botë, shkurtimi mësimit dhe zgjatja e orëve është një masë tjetër e shpejtë dhe efektive që mund të zbatohet menjëherë për të shmangur problemet e tjera shëndetësore të shkaktuara nga mbajtja e zgjatur e maskave.

“Nxitim prindërit të përfshihen në mënyrë aktive dhe përmes Këshillave të Prindërve dhe Bordeve të Shkollave të dërgojnë kërkesa dhe të propozojnë masa që do të shërbejnë si korrigjim i protokolleve jopraktikë, pra do të sjellin ndryshime të drejtpërdrejta në interes të fëmijëve. Prindër, cilësia e mësimdhënies në këto kushte të veçanta do të varet nga mobilizimi, aktiviteti dhe presioni juaj dhe do të kontribuojë shtesë që fëmijët të jenë në gjendje të ndjekin mësimet’’, thanë ata në një deklaratë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button