fbpx

Po përgatiten disa lloj matura të ndryshme për nxënësit e shkollave të mesme, do të ketë test akademik të njohurive

Grupi i punës, në periudhën e kaluar, ka zhvilluar Propozim-koncept të ri për maturë shtetërore, i cili tani është dërguar për nënshkrim te Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Mila Carovska. Ndryshimi kryesor është se nga viti i ardhshëm shkollor, nxënësit në vitin e fundit do të kenë matura të ndryshme, gjegjësisht matura në gjimnaz nuk do të jetë e njëjtë me atë në arsimin e mesëm profesional, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

“Propozim-koncepti i ri tash më është dërguar te Ministrja. Ndërkohë, grupi i punës punoi dhe sugjeroi se si duhet të duket provimi i pjekurisë. Përfundimi i arsimit të mesëm do të jetë i ndryshëm, pra do të ketë lloje të ndryshme të maturës. Mënyra se si realizohet ky provim aktualisht është identik për të gjithë nxënësit, ndërsa, fondi i orëve në gjimnaz dhe arsimin e e mesëm profesional nuk është i njëjtë. Për shembull, në gjimnaze nxënësit kanë katër orë gjuhë amtare në javë, kurse në ato profesionale – tre orë. Kjo është arsyeja për të cilën në praktikë ka raste kur nxënës të gjimnazeve mesme vijnë deri te vendi në Fakultetit të Shkencave Mjekësore, e jo ata që kanë e kanë kryer shkollën e mesme të mjekësisë. Në drejtimin e gjimnazit provimi i maturës do të mbetet pothuajse i njëjtë, kurse në arsimin profesional më shumë theks do t’i kushtohet aftësive praktike dhe profesionale që i ka nxënësi”, shpjegon Elizabeta Naumovska, drejtoreshë e Qendrës Shtetërore për Provime.

Ajo gjithashtu informoi se nëse nxënësit që kanë qenë në arsim të mesëm profesional duan të vazhdojnë studimet e tyre, ata do të duhet të bëjnë test akademik shtesë të njohurive, i cili do të përmbajë pyetje nga kultura e përgjithshme, kurse qëllimi është të shihet shkrim-leximin matematikor dhe gjuhësor.

“Një grup pune i veçantë do të duhet të përcaktojë saktësisht se cilat do të jenë ato pyetje. Këtë vit shkollor, matura do të merret si më parë. Plani është që koncepti i ri të fillojë të aplikohet nga viti i ardhshëm shkollor, gjegjësisht nga viti 2023, ndërsa në gjimnaze nga viti 2025”, thotë drejtoresha.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button