Sot konferenca për ecurinë e çështjes ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Sot do të mbahet konferenca për ecurinë e çështjes ndaj ish-zyrtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Dhomat e Specializuara kanë njoftuar se seanca pritet të fillojë nga ora 14:30.

“Siç është njoftuar në kalendarin tonë të Gjykatës, Konferenca e shtatë për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit do të mbahet të martën, më 14 shtator në orën 14:30”, njofton Specialja, transmeton Koha.net.

Ndërkohë që ditë më parë ka përfunduar konferenca përgatitore e ZPS-së në çështjen e ish-kryetarit të Organizatës së Veteraneve të Luftës, Hysni Gucati dhe ndaj nënkryetarit të OVL-UÇK, Nasim Haradinaj. Gjatë konferencës trupi gjykues nxori një numër vendimesh gojore që urdhërojnë mes tjerash se gjykimi në këtë çështje do të fillojë me 7 tetor me deklaratën hyrës të ZPS-së.

“Paraqitja e provave të ZPS-së do të fillojë më 18 tetor dhe ZPS-ja do të thërrasë 3 dëshmitarë dhe do të ketë 4 ditë seanca dëgjimore për çështjen e saj. Datat e synuara për mbylljen e çështjes së ZPS-së dhe gjykimit në tërësi janë caktuar përkatësisht më 9 nëntor dhe 17 dhjetor 2021”, bëhet e ditur në faqen e Dhomave të Specializuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button