Nga Beogradi, Merkel udhëton për në Tiranë për t’u takuar me udhëheqësit nga Ballkani Perëndimor

Pas vizitës së djeshme në Beograd, si pjesë e vizitës së saj të fundit në rajon si kancelare, Angela Merkel do të jetë sot në Tiranë për një takim me udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor, me të cilët do të ketë takime dypalëshe, njofton Portalb.mk.

Sipas njoftimeve, kancelarja do të ketë së pari një takim dypalësh me kryeministrin shqiptar Edi Rama, me të cilin do të diskutojë çështje bilaterale dhe ekonomike, si dhe afrimin e vendit me Bashkimin Evropian (BE).

Më pas, do të ketë një drekë të përbashkët me kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor, e ndjekur nga një konferencë shtypi.

Para se të kthehet në Berlin, ajo do të ketë gjithashtu takime dypalëshe me krerët e qeverive të Maqedonisë së Veriut, Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe Kosovës.

Delegacioni ynë qeveritar do të udhëhiqet nga Kryeministri Zoran Zaev, dhe do të shoqërohet nga Zëvendëskryeministri për Çështjet Evropiane Nikola Dimitrov dhe Ministri i Jashtëm Bujar Osmani.

Dje, Merkel ishte në vizitë të fundit si kancelare e Gjermanisë në Serbi. Pas takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, Merkel zhvilloi një konferencë shtypit në Beograd, ku u shpreh mbi perspektivën e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Siç raporton DW Merkel tha, se për BE është “interes absolutisht strategjik që të pranojë këto vende”. Sipas Merkelit do të ketë ndikime nga rajone të tjera të botës tek këto vende, “dhe nëse BE nuk ecën sa duhet shpejt përpara, edhe këtu ndjehen të detyruar të arranzhohen me partnerë të tjerë”, citon dpa, kancelaren Merkel.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button