RMV, gjatë gërmimeve arkeologjike janë gjetur vegla, armë guri dhe eshtra kafshësh

Në shpellën e cila gjendet rreth 65 kilometra larg Shkupit, janë kryer gërmime arkeologjike, ku u gjetën një sasi e eshtrave të kafshëve dhe trupa tjerë në brendësinë e shpellës që gjendet në fshatin Zdunje, komuna e Makedonski Brodit, transmeton Portalb.mk.

“Muzeu Arkeologjik kreu hulumtime në lokalitetin arkeologjik “Golema Peshtë”, ku janë zbuluar gjetje të eshtrave të kafshëve dhe artefakte të gurit. Në përgjithësi, në kuadër të hulumtimit janë konstatuar gjetje të materialeve karakteristike për popullsinë e Neandertalit”, sqarojnë nga Ministria e Kulturës në Maqedoninë e Veriut.

Raportohet që gjatë gërmimeve arkeologjike janë ndarë edhe material për disa lloje të analizave – dhëmbë të kafshëve, që do të bëhen në Nju Jork dhe në Gjermani.

“Objektet janë zbuluar në 21 shtresa me një trashësi prej 5.5 metrash. Hulumtimet e këtij viti kanë qenë të përqendruara në sondën 5 të sapo hapur,13 metra nga hyrja e shpellës, e cila sipas gjetjeve arkeologjike dhe analizave kimike, është përdorur si vend për jetesë, për një periudhë të gjatë kohore nga 40 deri më 100 000 vite para erës sonë”, deklarojnë nga ministria.

Ministria e Kulturës ishte financuese e këtij projekti, ndërsa në ekipin e hulumtimeve morën pjesë: Liljana Shalamanov – Korobar – udhëheqëse e projektit,Blagoja Kitanovski – arkeolog,Marina Spirova – arkeolog,Pero Sinadinovski – arkeolog,Antonija Sardeliq- arkitekt,Ivan  Zhezhovski – speleolog,Vanço Haxhiski – logjistikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button