Mosmarrëveshja maqedonaso-bullgare ndikon negativisht në Beogradin dhe Prishtinën, vlerësoi Lajçak

Përfaqësuesi Special i BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, Mirosllav Lajçak, tha se bllokada e Maqedonisë së Veriut për shkak të kontestit me Bullgarinë ka ndikim të keq në vendet fqinje, veçanërisht Serbinë dhe Kosovën, raportoi MIA.

Lajçaku sot, së bashku me zëvendës-sekretarin amerikan të Shtetit për Evropën Gabriel Eskobar, iu përgjigjën disa pyetjeve në kuadër të konferencës së organizuar nga Qendra Evropiane për Politika. I pyetur nga MIA se si e sheh bllokadën e Maqedonisë së Veriut për fillimin e bisedimeve aderuese, Lajçaku pranoi se situata ka pasoja negative në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës dhe bëri thirrje për një zgjidhje të shpejtë të kontestit.

“Sigurisht që kjo ka pasoja në dialogun dhe ato pasoja janë negative, fakti që Maqedonia e Veriut nuk i hapi bisedimet me BE ndikoi negativisht në besueshmërinë e BE-së në rajon, unë u përballa personalisht me këtë gjatë vizitave dhe udhëtimeve të mia, dhe kjo do nuk përmirësohet derisa Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të fillojnë bisedimet”, deklaroi i dërguari special i BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Ai shtoi se Bashkimi Evropian duhet të përmbushë premtimet e tij ndaj atyre vendeve partnere që kanë përmbushur premtimet e tyre, siç është rasti i Maqedonisë së Veriut. Lajçak iu referua krizës politike në Bullgari ku zgjedhjet nuk rezultojnë me rezultate të qarta.

“Zgjedhjet nuk prodhuan pushtet me mandat të qartë dhe të fuqishëm, dhe tani duhet të presim qeveri me mandat dhe ta zgjidhim këtë çështje pa vonesë”, deklaroi Lajçaku.

Përfaqësuesi special nuk iu përgjigj pyetjes në lidhje me “non-paper”-in e fundit që doli në opinion në Maqedoninë e Veriut me propozime të reja për zgjidhje midis Shkupit dhe Sofjes. Disa diplomatë në Bruksel komentuan për MIA se është një lloj presioni dhe përpjekje për të aktualizuar çështjen.

Përfaqësuesi amerikan në diskutimin e sotëm në Bruksel, Gabriel Eskobar, edhe një herë u bëri thirrje shteteve anëtare të BE-së që të gjejnë zgjidhje në mënyrë që Maqedonia e Veriut të fillojë bisedimet me BE-në.

“Sa i përket Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, kjo duhet të zgjidhet menjëherë dhe Maqedonisë së Veriut t’i lejohet të vazhdojë rrugën për të cilën ka punuar shumë për rezultate, jam dakord që kjo çështje dypalëshe nuk duhet të pengojë procesin e zgjerimit dhe shpresoj që BE-ja të gjejë mekanizëm për ta zgjidhur atë”, tha Eskobari.

Ai gjithashtu u dërgoi porosi shteteve anëtare të BE-së se Uashingtoni pret më shumë mbështetje nga disa shtete anëtare të BE-së për zgjerimin, por nuk pranoi t’i emërojë ato dhe theksoi se Bashkimi duhet të jetë i vetëdijshëm se Ballkani Perëndimor është rajoni me rritjen më të shpejtë ekonomike në Evropë, për shkak të cilës arsye edhe i nevojitet BE-së.

Eskobari gjithashtu refuzoi të komentojë “non-paper”-in e supozuar. Nga ana e saj, eurodeputetja Viola Fon Kramon theksoi se kontesti midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk duhet të zvarritet.

“U deshën dhjetë vjet për të zgjidhur kontestin midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, nuk kemi aq shumë kohë, kërkoj të arrihet zgjidhje, ka formate si dialogu Zhan Mone, duhet të përparohet sa më shpejt, të shkohet në vendet dhe të përpilohen propozime madje edhe para zgjedhjeve”, tha deputetja.

Në Bruksel ekziston druajtja se për shkak të zgjedhjeve në Bullgari të caktuara për nëntor, Maqedonia e Veriut përsëri do të jetë e bllokuar në Këshillin e dhjetorit, nën presidencën sllovene.

“Një bllokadë e re do të kishte pasoja serioze si për vendin ashtu edhe për rajonin, janë të pajtimit në institucionet e BE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button