Nuredini takoi homologun e tij malazez, në fokus menaxhimi i mbeturinave të ngurta dhe ujrave të zeza

Sot ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini,  ishte nikoqir i delegacionit të lartë nga Ministria e Mjedisit Jetësor, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizimit të Republikës së Malit të Zi, udhëhequr nga ministri Ratko Mitroviq. Në fokus të këtij takimi ishin menaxhimi i mbeturinave të ngurta dhe ujërave të zeza, transmeton Portalb.mk.

“U diskutuan disa tema në fushën e mjedisit. U shkëmbyen përvoja dhe shembuj të praktikave të mira në fushën e menaxhimit të mbeturinave, me theks të veçantë në menaxhimin e mbeturinave të ngurta dhe ujërave të zeza, u diskutua menaxhimi i parqeve kombëtare dhe zonave të mbrojtura dhe çështja e sfidave në drejtim të financimit të projekteve të infrastrukturës në terren të mjedisit. Si një shembull veçanërisht i mirë u përmendën Sistemi i monitorimit shtetëror dhe arritjet në raportimin tek Agjencia Evropiane e Mjedisit.” thuhet në kumtesë.

Në njoftim thuhet se ministri Nuredini, iu referua veçanërisht planifikimit hapësinor, ku informoi se po përgatitet një Plan i ri Hapësinor i Republikës së Maqedonisë së Veriut, si një dokument shumë i rëndësishëm i planifikimit.

“Nuredini dhe Mitroviqi ranë dakord se të dy ministritë përballen me kapacitetet e pamjaftueshme të stafit administrativ në komuna për të trajtuar projekte të mëdha në fushën e mbrojtjes së ujit, ajrit dhe mbeturinave.” thuhet ndër të tjera në njoftim. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button