Drejtorët e spitalit të Tetovës ende nuk i kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre te ministri i Shëndetësis

Drejtori mjekësor dhe ekonomik i spitalit të Tetovës, Florin Besimi dhe Artan Etemi, më 10 shtator, dy ditë pas zjarrit në spitalin modular të Tetovës, në të cilin vdiqën 14 persona, njoftuan në profilet e tyre në Facebook se kanë dhënë dorëheqje, por ende nuk i kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre te Ministria e Shëndetësisë, siç parshihet sipas ligjit, shkruan 360 shkallë, transmeton Portalb.mk.

Sipas Ligjit për Kujdesin Shëndetësor (neni 107), drejtorin e institucionit publik shëndetësor e emëron dhe  e shkarkon Ministri i Shëndetësisë, që do të thotë se dorëheqjet e tyre, ligjërisht, duhet t’i paraqiten atij.

Dorëheqjet e drejtorëve të Spitalit Klinik në Tetovë nuk janë marrë deri më tani nga Ministria e Shëndetësisë.

Drejtori i spitalit të Tetovës Florin Besimi ishte i pari që njoftoi më 10 shtator se dha dorëheqjen pas zjarrit në spitalin modular të Tetovës,  ku pas tij njëjtë veproi edhe drejtori ekonomik Artan Etemi.

Ata të dy e njoftuan këtë  në rrjetet sociale, dhe sipas përgjigjes së sotme nga Ministria e Shëndetësisë, ata nuk i kanë dorëzuar kërkesat  në adresën ligjore.

Kujtojmë se të mërkurën rreth orës 21 qendra-kovid në Tetovë u kaplua nga zjarri, ku jetën e humbën 14 persona. Si pasojë e kësaj ngjarje, ministri Filipçe dhe zëvendësi Hasani dhanë dorëheqje nga funksionet e tyre, së bashku me dy drejtorët e Spitalit të Tetovës, Artan Etemin dhe Florin Besimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button