Laboratori për mjedis jetësor do të pranojë pajisje për matje të ndotjes së ajrit nga burimet stacionare

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ka lidhur marrëveshje me dy kompani nga Shkupi për blerje të dy instrumenteve matëse për Sistemin shtetëror për monitorim automatik për cilësi të ajrit ambiental (SSHMACAA) dhe për Laboratorin Qendror për Mjedis Jetësor që prokuron analizatorë transmetues për matje të përqendrimit të emetimeve të gazit nga burimet stacionare të ndotjes. Pajisja e re e laboratorit, sipas informative nga prokurimi publik, do të matë praninë e oksideve azotike, sulfur dyoksidit,  të monoksid karbonit dhe dyoksid karbonit dhe të oksigjenit në gazrat e lëshuara nga burimet stacionare, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Vlera e prokurimit është 6,7 milionë denarë, ndërsa kompanitë do të duhet t’i dorëzojnë instrumentet në afat prej gjashtë muajsh. Në këtë periudhë kohore, instrumentet e reja do të instalohen dhe do të testohen në më shumë pika të matjes ku është e nevojshme. Instrumente të reja do të instalohen nëpër pikat për monitorim të cilësisë së ajrit në Veles, Milladinovci, Koçani dhe Strumicë. Në të njëjtën periudhë do të duhet të montohet edhe pajisja transmetuese në Laboratorin Qendror.

Me këtë prokurim Ministria e filloi procesin e certifikimit të Laboratorit Qendror për matje të emetimeve në ajër. Ky institucion ka certifikatë për sistemin për cilësi sipas ISO 17025 standardit për laborator të akredituar dhe vitin e kaluar ka përfunduar procesi i akreditimit për gjashtë metoda për cilësi të ujit dhe një metodë për zhurmë.

Nga Ministria para dy muajsh njoftuan edhe që laboratori do të certifikohet për më shumë se një metodë për matje të ndotjes së ajrit. Kjo mundësi për laboratorin shtetëror është një nga kërkesat që më së shpeshti përsëriten nga organizatat ekologjike, të cilat një kohë të gjatë apelojnë që lufta kundër ajrit të ndotur në më shumë qytete të vendit është vetëm nëpërmjet kontrollit të rregullt të emetimeve.

Ekologët kërkonin të përshpejtohet procesi i akreditimit të Laboratorit Qendror për matje të cilësisë së ajrit, për të ndihmuar në punën e Inspektoratit Shtetëror për Mjedis Jetësor në dokumentimin e rasteve të ndotjes ajrit.

Laboratori, edhe pse ekziston më shumë se katër dekada, nuk është tërësisht në funksion të punës së Inspektoratit, për shkak se matjet e parametrave të ndryshëm nga i njëjti nuk mund të konsiderohen si provë e fortë, veçanërisht në procedurat gjyqësore kundër ndotësve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button