VMRO-DPMNE nesër do të dorëzojë në Parlament propozimin për shkarkim të Filipçes

Partia opozitare VMRO-DPMNE nesër në seancën parlamentare do të kërkojë shkarkimin e ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe. Kjo kërkesë bazohet në kompetencat e Kuvendit që janë të garantuara me Kushtetutë. Zaev tha se dorëheqja e krerëve të shëndetësisë është një akt moral por nuk mendon se e tërë qeveria duhet të japë dorëheqje, transmeton Portalb.mk.

Deputeti Antonio Milloshoski tha se Propozim-vendimin e bazojnë në nenin 68 të Kushtetutës të RMV-së.

“Atë që e thotë kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi se do ta refuzojë një propozim-vendim të tillë si të pa bazë, duam ta pyesim nëse është zgjedhur për t’i mbrojtur qytetarët, apo është zgjedhur për t’i mbrojtur ministrat? Pas një katastrofe të tillë, konsiderojmë se Xhaferi duhet të rreshtohen në mbrojtje të qytetarëve dhe të tregon vullnet politik që dorëheqja e Filipçes të konstatohet në Kuvend. Më pas organet hetuese ta thonë fjalën e tyre.” tha Milloshoski.

Nga ana tjetër, kryeministiri Zoran Zaev sot tha se funksionarët që kanë kërkuar dorëheqjen janë të obliguar të vazhdojnë punën e tyre derisa të emërohen zëvendësuesit e tyre. Sipas tij dorëheqja e ministrit Filipçe dhe zëvendësit Hasani si dhe drejtorëve Besimi dhe Etemi është një akt morale.

“Nuk mendoj se tërë qeveria duhet të japë dorëheqje.” tha Zaev.

Që kjo kërkesë të procedohet së pari duhet të vendoset në rend dite, pasi të shqyrtohet  vendoset në votim. Por nëse kjo pikë nuk vendoset në rend dite, atëherë për këtë nuk mund të debatohet.

Kujtojmë se të mërkurën rreth orës 21 qendra-kovid në Tetovë u kaplua nga zjarri, ku jetën e humbën 14 persona. Si pasojë e kësaj ngjarje, ministri Filipçe dhe zëvendësi Hasani  dhanë dorëheqje nga funksionet e tyre, së bashku me dy drejtorët e Spitalit të Tetovës, Artan Etemin dhe Florin Besimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button