Bekteshi: RMV është vendi i parë që zhvilloi Plan Kombëtar për energjinë dhe klimën

Ministri i Ekonomisë sot në ” Forumin energjetik MEF 2021, tha se Qeveria e Maqedonisë së Veriut në fund të vitit 2019 miratoi Strategjinë për Zhvillimin e Energjisë deri në vitin 2040 e cila parashikon një reduktim të konsumit të energjisë me 27%, por njëkohësisht  rritjen e PBB -së dhe rritjen e përfshirjes së burimeve të rinovueshme të energjisë nga 18 në 45 % në vitin 2040. E pranishme në këtë forum ishte edhe ambasadorja e SHBA-ve, Kate Brynes e cila tha se nuk kemi bërë mjaftueshëm për të luftuar ndotjen e ambientit, transmeton Portalb.mk.

“Maqedonia e Veriut është vendi i parë që zhvilloi një Plan Kombëtar të energjisë dhe klimës që përfshin dekarbonizimin, efikasitetin energjetik, sigurinë e furnizimit me energji, tregun vendor  të energjisë dhe hulumtimin, inovacionin dhe konkurrencën, i cili do të miratohet në tetor të këtij viti,” tha Bekteshi.

Ministri theksoi se tranzicioni energjetik inkurajon reduktimin e gazrave serrë, prandaj po shqyrtohet mbyllja e termocentraleve në vend, por edhe ndërtimi i hidrocentraleve të rinj, termocentraleve me gaz dhe rritjen e investimeve në ndërtimin e  qendrave

Bekteshi tha se gazifikimi i Maqedonisë është një moment tjetër kyç për tranzicionin energjetik dhe diversifikimin e burimeve energjetike.

“Aktualisht, ekziston një gazsjellës ndërkufitar me Bullgarinë, duke pasur parasysh qëllimet e zvogëlimit të emetimit të gazrave serrë, si dhe përmirësimin e sigurisë së furnizimit me çmime konkurruese, qëllimi i Maqedonisë është të zbatojë projekte për ndërtimin e tubacioneve të gazit natyror gaz me Greqinë, Kosovën dhe Serbinë. Përmes gazsjellësit për në Greqi, Maqedonia mund të ndërlidhet me gazsjellësin Trans-Adriatik përmes sistemit të transmetimit grek (DESFA), i cili transporton gaz natyror nga rajoni i Kaspikut në Evropë, por gjithashtu do të sigurojë qasje në tregjet botërore dhe LPG përmes Greqisë.” thuhet në kumtesë.

Sipas njoftimit të ministrisë, ky projekt pritet të sigurojë qasje në tregjet likuide dhe të stimulojë hyrjen e tregtarëve të gazit natyror në tregun maqedonas. Kjo do të mundësojë konkurrencë më të madhe dhe çmimet e tregut të gazit natyror që do të sigurojnë qëndrueshmërinë e sektorit, me çmime konkurruese.  Aktualisht, projekti është në fazën e përfundimit të studimit të ndërsjellë të fizibilitetit, i cili duhet të pasohet nga paraqitja e një kërkese për financim dhe fillimi i ndërtimit,” tha ministri, duke shtuar se gazsjellësi drejt Serbisë dhe Kosovës mund të sigurojë një burim alternativ shtesë dhe mundësi për tranzit.

Në Forumin e Energjetikës në Maqedoni 2021, ka qenë e pranishme edhe ambasadorja e SHBA-ve në RMV, Kate Byrens e cila foli për ndryshimet klimatike, ku tha se ShBA-të dhe BE-ja janë bashkë në politikat energjetike

“Sistemi energjetik na bëri që të jetojmë më komod, por nuk bëmë mjaftueshëm për të luftuar ndotjen e ambientit. Urgjentisht duhet të merren masa”, tha Byrnes.

Forumi, tradicionalisht për të katërtin vit me radhë, organizohet nga Instituti ZIP, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vend dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button