fbpx

ROI Academy ofron 120 bursa për aftësim profesional të personave me nevoja të veçanta fizike

Problemi më madhor i personave me nevoja të veçanta, edhe më tutje vazhdon të mbetet mospërfshirja e tyre në vendet e punës, çfarë ua pamundëson të ndihen të barabartë me pjesëtarët e tjerë të shoqërisë. ROI Academy, ka vendosur që të ndërmarrë një hap për t’i ndihmuar personat e kësaj kategorie, por edhe për t’i sensibilizuar bizneset që punësimi i tyre nuk është barrë, por vlerë e shtuar e secilës kompani, transmeton Portalb.mk.

Përzgjedhja e përfituesve do të bëhet bashkërisht me organizatat dhe individët që merren me këtë kategori, ndërkaq të njëjtit do të kenë mundësi të përzgjedhin 9 fusha të ndryshme për t’u trajnuar, përfshirë marketingun digjital, dizajnin grafik, programimin, video animacionin, sigurinë kibernetike, etj.

Përmes kësaj nisme, ROI Academy po synon të nxisë dhe inspirojë të gjitha bizneset që të japin kontributin e tyre përmes punësimit, shkollimit dhe aftësimit profesional të personave me nevoja të veçanta.

Për më shumë informata kontaktoni në email adresën: info@roiacademy.net

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button