VMRO-DPMNE kërkon që Filipçe dhe Hasani të parashtrojnë dorëheqjen në Kuvend

Partia opozitare VMRO-DPMNE përmes një komunikate ka kërkuar që ministri i Shëndetësisë i cili ka kërkuar dorëheqje, Venko Filipçe dhe zëvendësi I tij Ilir Hasani të parashtrojnë dorëheqjet e tyre në Kuvend, dhe  jo te kryeministri. Nga VMRO ju bëjnë thirrje partive tjera që mos ta mbrojnë Filipçen dhe të votojnë për largimin e tij, transmeton Portalb.mk.

Nga VMRO thonë se nëse kjo nuk ndodhë, do të dorëzojnë në Kuvend propozim-vendim për shkarkimin e ministrit Filipçe dhe zëvendësit Hasani.

“Filipçe dhe Hasani kanë afat deri të martën për të paraqitur dorëheqjet e tyre në Kuvend. Nëse ata nuk i dorëzojnë, VMRO-DPMNE në koordinim me partitë e tjera parlamentare do të paraqesë një propozim-vendim për shkarkimin e Ministrit të Shëndetësisë dhe zëvendësit të tij”, thuhet në kumtesë. 

Nga VMRO apelojnë që partitë në pushtet të mbështesin këtë propozim-vendim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button