fbpx

OKB pritet të mbledhë mbi 600 milionë dollarë për Afganistanin

Kombet e Bashkuara do të organizojnë sot një konferencë për ndihma, me qëllim të mbledhjes së gati 600 milionë dollarëve për Afganistanin, pas paralajmërimeve për krizë humanitare në këtë shtet, teksa talibanët kanë marrë pushtetin, shkruan REL.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, zyrtarë tjerë të lartë të OKB-së dhe mbi 40 ministra, pritet të marrin pjesë në konferencën në Gjenevë, Zvicër. Zyrtarët tjerë pritet të bashkëngjiten përmes versionit online.

Edhe para marrjes së pushtetit nga talibanët, gjysma e popullsisë në Afganistan ka qenë e varur nga ndihmat, ka thënë OKB.

Thatësia e madhe si dhe mungesa e parave të gatshme dhe ushqimit, kërcënon ta përkeqësojë situatën, kanë paralajmëruar zyrtarë të OKB-së dhe grupe për ndihma.

“Tani është gara kundër kohës dhe borës për të dorëzuar ndihmën tejet të nevojshme për popullin afgan”, tha Anthea Webb, zëvendësdrejtore rajonale në Programin Botëror të Ushqimit.

Komisionari i OKB-së për Refugjatë, Filippo Grandi, paralajmëroi dje se “rikthimi i luftimeve, shkelja e të drejtave të njerëzve dhe shkatërrimi i ekonomisë dhe shërbimeve bazike sociale”, mund të rezultojë me më shumë largime të afganëve jashtë shtetit.

Pjesa më e madhe e aseteve të Bankës Qendrore të Afganistanit, në vlerë të 10 miliardë dollarëve, janë bllokuar nga autoritetet e huaja, prej kur talibanët kanë marrë pushtetin muajin e kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button