Inicativa “Gostivari që dua” nënshkroi memorandum bashkëpunimi me BDI-në për zgjedhjet lokale  

Inicativa qytetare Gostivari që dua lidhën bashkëpunim me Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI), dega në Gostivar, për të mbështetur njëra-tjetrën nga dita e nënshkrimit deri në fund të mandatit të ardhshëm të kryetarit të sapozgjedhur dhe këshillit të komunal të Komunës së Gostivarit 2025, transmeton Portalb.mk.

Memorandumi u nënshkrua me datë 10 shtator  dhe obligon palët për bashkëpunim të ngushtë në interes të qytetarëve të Gostivarit dhe në mënyrë që të bashkojmë forcat për të zbatuar projekte vendimtare për të rinovuar komunën në një jetë moderne dhe të denjë  vend per te jetuar.

“Drejtuesit e Iniciativës, pas shqyrtimit të ofertave nga subjektet politike, njëzëri konstatoi që Bashkimi Demokratik për Integrim – BDI, tregoi gatishmëri, seriozitet dhe u dakordua për bashkëpunim dy palësh duke pranuar programin tonë për Gostivarin që duam në tërësi duke pranuar edhe specifikat e paracaktuara, siç janë afatet e realizimit të programit me prioritet projektet që japin zgjidhje për problemet kryesore me të cilat ballafaqohen sot banorët e Gostivarit”, tha Lekë Dalipi nga Iniciativa.

Këto janë pikat e dakorduara mes palëve sipas njoftimit që kanë dërguar:

Memorandumi i bashkëpunimit mes Gostivarit që dua dhe BDI
Memorandumi i bashkëpunimit mes Gostivarit që dua dhe BDI

Memorandumi për bashkëpunim u nënshkrua nga Lekë Dalipi i autorizuar nga Iniciativa për Gostivarin që dua dhe kryetari i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar,Bashkim Hasani.

Fushata për zgjedhjet lokale më 17 tetor fillon më 27 shtator, ndërsa përfundon më 15 tetor në mesnatë. Zgjedhjet lokale do të mbahen me respektimin e masave për parandalimin e përhapjes së Kovid-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button