Është shuar zjarri pyjor mbi stacionin hekurudhor “Rajko Zhinzifov” në afërsi të Velesit  

Sot në orën 17:00 është shuar tërësisht zjarri i madh pyjor i cili ishte aktiv për tre ditë me radhë mbi stacionin hekurudhor “Rajko Zhinzifov” në terrenin në drejtim të fshatrave Belleshtevica dhe Sl’p. Në zjarr janë djegur mbi 200 hektarë pyll me drunj të ulët, transmeton Portalb.mk.

Në shuarjen e zjarrit sot 11 orë kanë marrë pjesë 9 zjarrfikës nga Velesi, 10 të punësuar nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim dhe 5 të punësuar në Ekonomikë pyjore “Babuna”.

Zjarri ishte paraqitur në Veles të premten në orën 13:30, ndërsa është shuar sot pas 52 orëve.

Tani për tani nuk janë dhënë detaje rreth shkaqeve të zjarrit, por institucionet kompetente dyshojnë se shkaqet janë faktori njeri, si edhe tek zjarret e tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button