Këshilli për siguri i RMV-së do të diskutojë për personat e ardhur nga Afganistani në vend dhe për sistemin për menaxhim me kriza

Këshilli nacional për siguri sot do të mblidhet në kabinetin e presidentit të shtetit, kumtuan nga kabineti i presidentit, Stevo Pendarovski, transmeton Portalb.mk.

Në seancë, do të diskutohet për personat e ardhur nga Afganistani që qëndrojnë në vendin tonë dhe për sistemin për menaxhimin me kriza.

Përkrah anëtarëve të Këshillit për siguri, me ftesë të presidentit Pendarovski në seancë do të marrë pjesë drejtori i Agjencisë për siguri nacionale, Viktor Dimovski, drejtori i Agjencisë për zbulim, Erold Musliu, drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Stojançe Angellov dhe drejtori i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, Bekim Maksuti.

Drejtori i Agjencisë për Siguri Nacionale, Viktor Dimovski, në intervistë për MIA-n deklaroi se, kjo agjenci i ndërmerr të gjitha masat e nevojshme dhe aktivitete operative për pranim të organizuar dhe të sigurt të popullsisë civile nga Afganistani, si dhe për parandalim në kohë nga kërcënimet dhe rreziqet e mundshme.

Paraprakisht, nga Qeveria kanë thënë se, Maqedonia do të pranojë 780 refugjatë nga Afganistani, për cilët është siguruar akomodim në periferinë e Shkupit.

Shpenzimet për qëndrimin e refugjatëve do t’i mbulojnë organizatat adekuate dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa do të kenë leje për qëndrim të përkohshëm prej 90 ditësh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button