Kosovë, 23 viktima dhe 424 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës njoftoi më 12 shtator se janë regjistruar 23 raste të vdekjes dhe 424 raste të reja me koronavirus. Sipas njoftimit, në 24 orëshin paraprak janë analizuar 8,270 mostra, ku 5 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë me COVID-19, transmeton REL.

Po ashtu, 1,324 pacientë janë shëruar dhe numri i rasteve aktive me koronavirus është 17,625.

Vetëm gjatë dhjetë ditëve të fundit, Kosova ka regjistruar 237 raste të vdekjes nga sëmundja COVID-19

Sa i përket fushatës së vaksinimit, MSH-ja njofton se gjatë 24 orëve janë administruar 18,214 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Sipas të dhënave të fundit, në Kosovë 357,197 persona kanë marrë dy dozat e vaksinës, ndërkaq 676,755 persona janë imunizuar me një dozë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button