Infermierja Hanife Demiri flet për përjetimin e infermierëve në mbrëmjen e tragjedisë në Tetovë (VIDEO)

Infermierja, Hanife Demiri ka rrëfyer sot për mediat përjetimin e kolegëve të saj në mbrëmjen e 8 shtatorit, kur spitali modular në Tetovë u përfshi nga zjarri, si pasojë e të cilit humbën jetën 14 persona, shkruan Portalb.mk.

“Ne sa kemi mundur kemi ndihmuar, e kemi dhënë maksimumin. Shumë tragjedi e rëndë, shumë stres për ne si motra që kemi qenë. Ndjej shumë keqardhje për familjarët. Po natën që ka ndodhë nuk kemi qenë atë natë në ngjare. Pacientët që shpëtuan janë në gjendje të mirë. Nuk kanë djegie janë në gjendje stabile tani”, tha Demiri.

E pyetur nëse ka ende familjarë që përkujdesen për pacientët në spital, ajo tha tani për pacientët kujdesen motrat medicinale.

Kujtojmë se të mërkurën rreth orës 21 qendra-kovid në Tetovë u kaplua nga zjarri, ku jetën e humbën 14 persona. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e djeshme të jashtëzakonshme vendosi të shpallë gjendje të zisë tre ditore.’

Si pasojë e kësaj ngjarje, ministri Filipçe dhe zëvendësi Hasani sot dhanë dorëheqje nga funksionet e tyre, së bashku me dy drejtorët e Spitalit të Tetovës, Artan Etemin dhe Florin Besimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button