VMRO – DPMNE dhe Darko Kostovski kërkuan dislokimin e ambulantes modulare që e ndërton “Brako” në Butel

VMRO – DPMNE dhe kandidati për kryetar të Komunës së Butelit nga kjo parti, deputeti Darko Kostovski, kërkuan që komuna të ndërpresë aktivitetet ndërtimore dhe të dislokojë ambulanten modulare. Për to, kjo siç thanë, është e turpshme dhe e ashtuquajtur ambulantë, transmeton Portalb.mk.

Bëhet fjalë për lloj të njëjtë në ambulanten modulare si ajo në Tetovë e ndërtuar nga kompania e njëjtë e afërt me pushtetin. Kryetari i komunës në largim, Velimir Smilevski, para zgjedhjeve por edhe gjatë kohës së mandatit të tij të pasuksesshëm 4 vjeçar dhjetëra herë ka premtuar publikisht se Komuna e Butelit do të marrë poliklinikë moderne. E gjithë kjo rezultoi, para së gjithash me objekt të pasigurt dhe poshtërues i cili cenon dinjitetin e njerëzve në Komunën e Butelit. I shprehim ngushëllim të thellë të gjithë të afërmve të të vdekurve dhe njerëzve të lënduar në ngjarjen tragjike të Tetovë”, tha Kostovski.

Kujtojmë se të mërkurën rreth orës 21 qendra-kovid në Tetovë u kaplua nga zjarri, ku jetën e humbën 14 persona. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e djeshme të jashtëzakonshme vendosi të shpallë gjendje të zisë tre ditore.’

Si pasojë e kësaj ngjarje, ministri Filipçe dhe zëvendësi Hasani sot dhanë dorëheqje nga funksionet e tyre, së bashku me dy drejtorët e Spitalit të Tetovës, Arben Etemin dhe Florin Besimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button